The Old Illyrians
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net


The Old Illyrians
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

The Old Illyrians
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

The Old Illyriansidentifikimi

aLbanian Forum and Portal


descriptionSemundjet reumatizmale EmptySemundjet reumatizmale

more_horiz
Flet mjekja reumatologe Lida Minga

Duhet treguar kujdes në përdorimin e medikamenteve


Ndryshimi i kushteve klimaterike ka bërë që me shtimin e lagështisë në ajër të shfaqen në masë dhe sëmundjet e problemet reumatizmale te moshat e mesme dhe ato të mëdhatë. Shfaqja e sëmundjeve reumatizmale zhvillohet në forma të ndryshme dhe shfaqet në pjesë të ndryshme të trupit duke dëmtuar kockat dhe duke dhënë dhimbje të vazhdueshme në zonat përreth tyre. Sipas mjekëve, këto sëmundje mbeten problematike nëse nuk kapen në kohë, pasi ndikojnë në dobësimin e aktiviteteve të përditshme që duhet të kryejnë kjo kategori pacientësh. Në masë këto sëmundje prekin femrat, kjo sidomos pas menopauzës. Në një intervistë për gazetën “Metropol” mjekja reumatologe Lida Minga, shpjegon se cilat janë këshillat dhe trajtimet që duhet të ndjekin pacientët për të mbajtur nën kontroll këto sëmundje. Përveç medikamenteve këshillohet që të frekuentohet plazhi, të mbahet kujdes në regjimin ushqimor dhe të zhvillohen në masë aktivitetet sportive. Por çelësi i trajtimit të sëmundjes qëndron në rregullsinë e bërjes së vizitave mjekësore.

Sa të rrezikshme dhe me çfarë simptomash shfaqen sëmundjet reumatizmale gjatë kësaj stine, që ndryshe njihet si periudha e evidentimit të tyre?

Është e vërtetë që gjatë kësaj stine shfaqen në masë problemet reumatizmale, të cilat mund të jenë të formave nga më të ndryshmet, duke filluar që nga dhimbjet e gjunjëve, të nyjeve të duarve, bërrylave, që njihen si artrite, të shtyllës kurrizore, të mesit e me radhë. Një ndër format më të përhapura është ajo e artritit reumatik e cila prek në masë nyjet e bërrylave gjunjëve, duarve, nofullave e të tjera. Ndërkohë që simptoma me të cilat shfaqen ka të bëjë dhe me transmetimin e dhimbjes nga njëra zonë në tjetrën. Megjithatë, të shumta janë dhe rastet e spondiliartrozës, e cila shfaqet te moshat e mëdha. Në fazat fillestare sëmundja mund të shfaqet me dhimbjen e fortë që ndjehet përreth zonave kockore, ku tipar dallues është kërcitja e kockave. Por mund të shfaqet dhe me çrregullime të tjera, si dhimbje të forta therëse, humbje e ekuilibrit, debulesa trupore, paqëndrueshmëri etj. Simptoma dalluese e sëmundjeve reumatizmale, përveç dhimbjes, është enjtja, fryra dhe deformimi i kyçeve dhe zonave ku ndjehet dhimbja, e cila me kalimin e kohës bëhet gjithnjë e më shumë problematike. Ndërsa për rastet e dhimbjeve të mesit këshillohet bërja e banjave termale, të cilat sjellin qetësimin e dhimbjes.

Cilët janë faktorët që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjeve reumatizmale ?

Janë të shumtë faktorët që ndikojnë në shfaqjen e këtyre sëmundjeve, që mund të jenë të kategorive të ndryshme, që nga format më të lehta tek ato më të rënda. Zakonisht shfaqja e tyre bëhet evidente gjatë kësaj stine si pasojë e faktorëve ambientalë dhe shtimit të lagështisë. Megjithatë, ato mund të shfaqen dhe si pasojë e sforcimit të nyjeve e pjesëve të ndryshme trupore. Ndërsa faktor është dhe mosha, ku tek ato të mëdhatë, këto shfaqen më shumë. Megjithatë, shkak i përhapjes së sëmundjes mund të jetë dhe faktori gjenetik që ndikon sidomos në artrozën e gishtave të këmbës apo të dorës, ku më shumë viktima janë femrat. Ndërsa klima mund të bëhet faktor nga ana tjetër, që shfaq artrozën poliatrikulare, si dhe mbipesha bëhet shkak për rëndimin e saj.

Sa të shpeshta duhet të jenë kontrollet te mjeku nga kjo kategori?

Ecuria e ndjekjes së situatës dhe sëmundjes hap pas hapi është një ndër trajtimet më të mira për shëndetin. Kështu, pacientët duhet të bëjnë kujdes në paraqitjen e rregullta te mjeku, në mënyrë të tillë që të shmangin në kohën e duhur efektet e saj negative që lë në shëndet. Këshillohet që për kurën e parë dhe të dytë ata të paraqiten çdo dy javë. Në këtë mënyrë ndiqet hap pas hapi dhe ecuria e sëmundjes. Në bazë të kësaj bëhet dhe mjekimi në bazë të preparateve që japin sipas ecurisë së sëmundjes. Për t’i zbuluar këto sëmundje dhe shkallën e rëndimit të tyre, këshillohet bërja e analizave të gjakut, e grafisë, ku shihet dëmtimi që është bërë etj.

Si mund të kurohet kjo sëmundje me anë të medikamenteve dhe çfarë kujdesi duhet të tregojnë pacientët ndaj përdorimit të tyre?

Marrja e ilaçeve duhet bërë në ato raste pasi është përcaktuar diagnoza e saktë e sëmundjes. Kështu, në varësi të ecurisë së sëmundjes përcaktohet dhe kategoria e ilaçeve që duhen përdorur. Në pjesën më të madhe të rasteve këshillohet përdorimi i analgjetikëve, të cilat janë ilaçe që lehtësojnë dhimbjet e shfaqura duke mos ndikuar në uljen e inflamacionit. Përdorimi i këtyre preparateve zakonisht këshillohet në rastet kur ka dhimbje të lehta, të cilat mund të eliminohen brenda një ore. Gjithashtu, këto ilaçe kanë dhe një funksion tjetër mbrojtës, siç është i pengimit të dërgimit apo transportimit të dhimbjes deri në sistemin nervor. Analgjetikët janë të formave të ndryshme dhe duhen përdorur në bazë të ecurisë së sëmundjes. Ndërkohë që përdorimi i ilaçeve duhet përdorur më me kujdes, kjo sidomos në rastet e pacientëve që vuajnë dhe nga sëmundje të tjera përveç reumatizmit, për shembull siç janë ata që vuajnë nga zemra, të cilët detyrohen të marrin dhe diuretikë. Në këtë rast përdorimi i barnave duhet bërë me kujdes që të mos mbeten efekte anësore.

Çfarë u këshilloni pacientëve që të mbajnë parasysh në trajtimin e sëmundjes?

Kombinimi i gjithë faktorëve, si përdorimi i ilaçeve të duhura, bërja e ushtrimeve fizike, mbajtja nën kontroll e peshës trupore, shmangia e ambienteve të ftohta, përdorimi i ushqimeve të pasura me vitamina, mund të shërbejnë për mbajtjen e sëmundjes nën kontroll. Këshillohet përdorimi i kremrave të ndryshme, të cilat ndikojnë në lehtësimin e dhimbjeve. Një rol pozitiv në trajtimin e kësaj sëmundjeje luajnë dhe kompresat. Kështu, këshillohet që një person herë pas herë të vërë kompresa në nyjet ku ndjejnë dhimbje. Kjo duke vendosur gjëra të ngrohta, megjithatë në këtë rast duhet bërë kujdes që të mos depërtojë lagështira apo ftohtësia në vendin ku ka dhimbje, sepse në këtë mënyrë kjo edhe mund të rëndohet më shumë si gjendje. Nga ana tjetër, dhe mënyra e të ushqyerit është një tjetër faktor i rëndësishëm kurues. Pacientët duhet të bëjnë kujdes që në tavolinat e tyre të mos mungojnë dy vitaminat C dhe A, të cilat ndikojnë në shmangien e vetive reumatizmale të trupit për shkak të vetive që kanë.

descriptionSemundjet reumatizmale EmptyRe: Semundjet reumatizmale

more_horiz
Aktivitetet sportive

largojnë reumatizmin

Zhvillimi i aktiviteteve sportive ndihmon në mbajtjen larg të pasojave që lënë sëmundjet reumatizmale. Kështu, mjekët këshillojnë që të paktën dy herë në javë të zhvillohen aktivitete sportive. Shkalla e të bërit të këtyre ushtrimeve sportive përcaktohet në bazë të ecurisë së sëmundjes. Nuk duhet të bëjnë ushtrime të rënduara ata persona, që përveç kësaj sëmundjeje mund të kenë edhe probleme me zemrën e të tjera të ngjashme. Ndërkohë që përveç aktiviteteve të tilla këshillohet dhe bërja e plazhit dhe frekuentimi i rërës gjatë orëve të para të ditës. Kjo sipas tyre ndihmon në shpërndarjen e dhimbjes dhe forcimin e kockave dhe në shmangien e problemeve shëndetësore

Këshilla

Përdorimi i vitaminave C dhe A

Zhvillimi i aktiviteteve sportive

Frekuentimi i plazhit çdo vit

Përdorimi i multivitaminave

Shmangia e ambienteve të ftohta

Marrja e paracetamolit kur ka dhimbje

Bërja e kompresave të ngrohta

Shmangia e ngritjes së peshave të rënda

Vajtja te mjeku çdo dy javë

Konsumi i sa më shumë çajrave bimore

Këshillohen banjat termale
privacy_tip Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
power_settings_newLogin to reply