Në moshën pediatrike dhe në moshën e avancuar, hasen më shumë sëmundjet pulmonare, kurse sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes dhe në veçanti, siç është alergjia, ndeshen më shumë në moshat e reja.

Duhet të shpjegojmë këtu se sëmundjet polmunare ndeshen në moshat pediatrie, sepse nuk është krijuar akoma një sistem mbrojtës i mundshëm ndaj faktorëve të jashtëm që rrezikojnë për këto sëmundje, siç janë viruset, mikrobet dhe ajri i ftohtë, si edhe në mosha të avancuara, sepse bie edhe aftësia për t’u mbrojtur ndaj agjentëve dhe faktorëve që janë në ajër.

Kemi parasysh këtu se mushkëria është e ekspozuar me ajrin shumë herë më shumë se sipërfaqja e lëkurës sonë në ekspozim me mjedisin e jashtëm, ndaj haset shumë si sëmundje. Pra, çdo gjë që është në ajër futet në mushkëri dhe direkt është e ekspozuar. Kështu, nëse në ajër ka mikrobe, viruse, agjentë vitalë, të gjitha futen në mushkëri.
Si bëhet mjekimi i sëmundjeve të mushkërive?
Mjekimi bëhet në varësi të sëmundjes, në varësi të diagnozës dhe simptomave. Mjekimet janë të veçanta për çdo lloj sëmundjeje, kështu që, për sëmundjet infektive janë kryesisht antibiotikët, për sëmundjet virale janë sintomatikët dhe gjithashtu edhe antialergjikët, kur kemi sëmundje alergjike. Për çdo sëmundje, mjekimi përshtatet sipas moshës, gjinisë dhe individëve.
Si mund të bëhet parandalimi i sëmundjeve të mushkërive?
Së pari, nuk duhet pirë duhan, ulja e nivelit të ndotjes në ambient, të ngrënët e shëndetshëm dhe aktivitetet fizike.

Marre nga Shekulli