The Old Illyrians
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

The Old Illyriansidentifikimi

aLbanian Forum and Portal

descriptionPoezi per 28 nentorin EmptyPoezi per 28 nentorin

more_horiz
Ne kuader te pergatitjes se nje feste studentore ne Grac bashke me nje grup kolegesh, jam duke kerkuar per poezi per 28 Nentorin. Kam mjaft nga shkrimtare qe i njohim qe te vegjel nga librat e letersise ne shkolle, por me erdhi si ide ne mendje qe te perfshijme poezi dhe nga autore te rinj. Ne kete forum ka shume te tille dhe qe prej kohes qe e kam nderprere une te shkruarin ketu e tani pas rifillimit, kane ardhur mjaft te rinj qe akoma nuk i njoh.

descriptionPoezi per 28 nentorin EmptyRe: Poezi per 28 nentorin

more_horiz
Hyrje e gjate, per sa deshiroj qe te paraqes:
Nese ka deshire dikush prej jush mund te me orientoje ne kete teme ose me mesazh privat per poezi te veten ne kete forum me teme Flamurin, 28 Nentorin, Shqiptarine. Eshte teme ndoshta e dale mode, por te pakten nje dite ne vit kjo teme eshte plotesisht ne mode.
Per terheqjen dhe shfrytezimin e poezive kam nevoje per lejen e autoreve, ndaj kjo eshte nje arsye me shume, pse me duhet nderhyrja konkrete nga ana juaj.

descriptionPoezi per 28 nentorin EmptyRe: Poezi per 28 nentorin

more_horiz
Poezite nuk mund te them, se do te lexohen, sepse ne mbremje studentore me shume kercehet e pihet, gjithsesi mund te them me siguri se poezite do te vendosen si dekoracion ne mure. Une do ta bej me dije se kemi keto e keto poezi nga keta e keta autore dhe do t'i ftoj te gjithe te gjejne kohen t'i lexojne. Ndonje e lexojme dhe me te vertete para te gjitheve.
Cfare mund te bej une qe te deshmoj, se poezite u shfrytezuan realisht per dekorim? Te sjell foto nga mbremja.

descriptionPoezi per 28 nentorin EmptyRe: Poezi per 28 nentorin

more_horiz
Jeni te mirepritur. Kohe ka deri neser ne oret e drekes. Mua me erdhi vetem me vonese nje ide e tille e ndoshta per vitin tjeter do mund te aplikohet nga organizuesit e rinj dhe kerkimin e fillojne shume me perpara se une kete radhe

descriptionPoezi per 28 nentorin EmptyRe: Poezi per 28 nentorin

more_horiz
Shqipja

Na mekoi qumshti i gjirit
Na ushqeu gjuhe e shpirtit
Na gjumoi nder perralla
Me e embla shqipe-fjala.

Dhe kur flisnim capra cupra
Ishin rrokje, fjale te bukura
Ishin vete kuptimi i jetes
Shqiptarisht dhe asgje tjeter.

Dhe ne ka pak atavizma
Mbetet gjuhe me fisnikja
Dhe ne mes te pabesise
Mbetet firma e Shqiperise!

descriptionPoezi per 28 nentorin EmptyRe: Poezi per 28 nentorin

more_horiz
ATDHE

Gerxhe ngado ku shkel
Ku je, o Atdheu im?
Vetem gerxhin tend dua te ndjej
Mes gerxhesh ketu ne mergim!

Ne token qe duket e njejte
Rremoj e rremoj si i mar'
Te ndjej eren e dheut te shenjte
Eren e gerxhit shqiptar!

Vazhdoj e vazhdoj kerkimin
Une mergimtari eksplorator
Atdheun e gjej tek shpirti
Dhe shpirtin tek Atdheu, njelloj

descriptionPoezi per 28 nentorin EmptyRe: Poezi per 28 nentorin

more_horiz
Shpirti shqiptar

Shqiptarlleku me thote:S'kam nevoje per elozhe
Mbame, qofte e me pak, nga c'te mbaj une ty.
Ngado qe te ropatesh, gerxheve te kesaj bote
Mjafton qe te kam dhe me ke, aty!

Aty ku askush tjetersim s'mund te beje
Me blloqe kartash dhe vula identiteti.
Aty ku as Zoti me dore s'mund te vere
Se shpirti i tij, ne shpirtrat tona mbeti.

Aty cdo materie nje fjale do te thote
Fjalen qe qumeshti i nenes na dha
Aty cdo fjale e shperndare neper bote
S'do tradhtoje kurre, shpirtin shqiptar!

descriptionPoezi per 28 nentorin EmptyRe: Poezi per 28 nentorin

more_horiz
Pjeset me blu jane pjeset qe kam zgjedhur. Tek poezia e fundit (ta kishte shkruar edhe Brari kete dhe jam dakord dhe une) "shqiptarlleku" e prish vargun e me pas krejt poezine. Te mbetet nje shije me "llek" ne fund. Shume mire do mund ta ndryshoje ne "shqiptarizmi", sepse ne fakt kjo eshte fjala e sakte. Shqiptarlleku eshte hera e pare qe une e lexoj te shkruar. Nese e ndryshon qe sot nga si eshte ne "shqiptarizmi" une e marr ne formen e ndryshuar

descriptionPoezi per 28 nentorin EmptyRe: Poezi per 28 nentorin

more_horiz
KOSOVES

Pengu me i madh i kohes
Shqipetarja-Kosove
Lume i pashtershem lotesh
Mes te shurdheres bote.

descriptionPoezi per 28 nentorin EmptyRe: Poezi per 28 nentorin

more_horiz
C'u perpoqen te te c'benin
Ne materie dhe ne shpirt
Mos e kishe tendin zerin
Asnje gen shqipetarisht.

descriptionPoezi per 28 nentorin EmptyRe: Poezi per 28 nentorin

more_horiz
S'ishin fqinj, i bere fqinj
Sllavoserbet e barbarise
S'ishin miq, i bere miq
Zuzarmiqt' e pabesise...

descriptionPoezi per 28 nentorin EmptyRe: Poezi per 28 nentorin

more_horiz
Durimmadhja shekullore
Po vjen dita e bekuar
Dhe ne harten e kesaj bote
Te kesh emrin e nderuar.

descriptionPoezi per 28 nentorin EmptyRe: Poezi per 28 nentorin

more_horiz
Atdheu

Dëgjoj tek flitet për atdheun,
këtë copë imagjinare buke,
kafshuar nga gjuha shumëgojëshe
e më vjen të puth...

descriptionPoezi per 28 nentorin EmptyRe: Poezi per 28 nentorin

more_horiz
Ç`fjalë është kjo?
Tingull i mbytur i buzëve,
apo krismë e pushkës a kollës?

descriptionPoezi per 28 nentorin EmptyRe: Poezi per 28 nentorin

more_horiz
Atdheu është kudo,
Kudo mbaj mishin në krahë,
kokën mbi supe,
mendimet, zhurmën,
kockat, trurin, miqtë, të tjerët,
A më mbajne ata mua si rruga turmen

descriptionPoezi per 28 nentorin EmptyRe: Poezi per 28 nentorin

more_horiz
Ç`gjuhë flasin të vdekurit?
Anglisht në parajse?
Po në skëterrë?
Atdheu lëviz shpejt,
Atdheu ringjallet, vdes,
Shqiptar, grek apo kinez

descriptionPoezi per 28 nentorin EmptyRe: Poezi per 28 nentorin

more_horiz
privacy_tip Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
power_settings_newLogin to reply