Krijime poetike në nderim të të gjithë atyre grave e nënave që vuajnë shpërfilljen, presionin, kanosjen që u bëhet, deri duke
rrezikuar edhe jetët e tyre, në përpjekjet e tyre për të mbajtur familjen, pa e shkatërruar’ apo pa krijuar tragjedi!
Mos më thuaj!
Ti mos më thuaj se më nuk din të qeshësh!
Ti mos më thuaj se më nuk din të qash!
Ti mos më thuaj se më nuk din’ lot të derdhësh!
Ti mos më thuaj se më nuk ndjen as gaz as vaj!
Ti mos më thuaj se je bërë si gur i fortë,
Dhe se për asgjë nuk ndjen më dhimbje
Dhe që stë gëzon më asnjë fjalë e ngrohtë
E thënë me dashurinë e zemrës time!
Ti mos më thuaj se më nuk don që të më shohësh!
Ti mos më thuaj se sdon që unë të jem më e gjallë!
Por më thuaj se kundër meje je nisur
Me një thikë’ mbas shpine, për të më vrarë!
Më thuaj veç një fjalë, të vetmën fjalë më thuaj,
Më thuaj që më’ nuk ke deshirë të rrish me mua!
Më thuaj që as të ndahemi për të gjallë’
Nuk ndahesh dot, nga frikë e gojës së huaj!
Më thuaj o shpirt, më mirë më thuaj me mirësi,
Që asgjë për mua më nuk ndjen’
Dhe po të betohem që tani;
Se kurrë më sdo të më shohësh në pragun tënd!
Por do të largohem larg prej teje
Pa asnjë fjalë as prrallë tragjike,
Sepse aq shumë lirinë tënde e dua,
Aq sa të lirë të dua edhe prej dashurisë time!