LG paralajmëron celular të ri F.0205041202113_m

[/size]Gjatë javës së ardhshme në Barcelonë mbahet Kongresi botëror GSM Mobile, kështu që mund të presim shumë celularë të rinj. LG-ja e ka hapur sezonin duke paralajmëruar pajisjen e saj të re LG-KF510.
KF510 është telefon modern celular, i cili ka në shënjestër shfrytëzuesit të cilët preferojnë celularë të dizajnuar në formë të hollë. Është më i hollë se 11 milimetra dhe vjen me mekanizëm rrëshqitës.

Është i përpunuar nga metali dhe qelqi. Elementi qendror i dizajnit është ndryshimi gradual i ngjyrës në maskë. Pajisja vjen në dy variante: Stardust ngjyrë hiri apo Sunset e kuqe.

LG paralajmëron celular të ri LgKF510a
Një pjesë e telefonit nën ekran është e ndjeshme në prekje.

Pajisje ka kamerë prej tre megapikselash dhe MP3 player. Specifikat tjera nuk janë të njohura, mirëpo ato do t’i marrim vesh javën e ardhshme, kur ai do t’i paraqitet zyrtarisht publikut.

KF510 do të gjendet në shitje gjatë muajit mars të këtij viti, përderisa çmimi i tij do të sillet