The Old Illyrians
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net


The Old Illyrians
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

The Old Illyrians
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

The Old Illyriansidentifikimi

aLbanian Forum and Portal


descriptionPse jemi te pafat EmptyPse jemi te pafat

more_horiz
Shpeshherë kemi rastin të dëgjojmë, besa edhe ne vetë të mendojmë ashtu, se disa persona kanë më shumë fat në jetë dhe posedojnë aftësi të jashtëzakonshme krijuese, atyre, thjesht, ju ecin punët pa pengesa. Ju mjafton që vetëm të preokupohen në mendje me dëshirën apo synimin e caktuar dhe si me mrekulli, të gjitha rrugët e suksesit hapen para tyre.
Por, a keni menduar ndonjëherë se pse është kështu? Pse ky sukses e përcjell vetëm një pakicë, ndërsa pjesa më e madhe e njerëzve në botë vuajnë dhe janë të pafat në jetë? Patjetër se e keni menduar, por jam i sigurt, që sot e tërë ditën, ende nuk e keni përgjigjen adekuate?
Ata të paktët "Të privilegjuar", nuk kanë asgjë të jashtëzakonshme dhe nuk janë të përzgjedhur nga krijuesi ynë gjithëpërfshirës, që të jenë më të lumtur se të tjerët!
Zoti e krijoi njeriun, jo të vuajë, por të jetë i lumtur dhe me qenësinë e vetë të përsosur, të jetë bartës i proceseve evolutive kah e përsosura e pandërprerë. Dhe.... përgjigja është e thjeshtë, por shumë domethënëse! Ata të paktët "të privilegjuar", realisht janë individë që në mënyrë të lindur apo të ushtruar, me sukses e shfrytëzojnë intuitën e vet.

Çka është intuita?
Të shkojmë pak më larg dhe këtë përgjigje ta kërkojmë nga mësimet e urtësive tona të civilizimeve të lashta. Okultizmi si paranjohuri e vjetër, njeriun e konsideron krijesën më të përsosur hyjnore, e ndërtuar nga shtatëfishimi konstituiv. Katër nga këto shtresa ose fish, kanë të bëjnë me personalitetin tonë dhe ato vdesin me vdekjen tonë fizike, kurse tri të tjera, vazhdojnë të ekzistojnë në përjetësinë hyjnore dhe kanë të bëjnë me karakteristikat e individualitetit tonë.
Tanimë edhe shkenca oficiale e njeh dhe pranon ndërtimin e njeriut si qenie materiale dhe jomateriale: materiale-fizike (si trup) dhe jomateriale, psikike (si shpirt). Si ndërtim qenësor jomaterial është vërtetuar ekzistimi i pjesëve sërish të kundërta, racionale ose të vetëdijshme, dhe asaj joracionale ose të pavetëdijshme. Ndryshe këto quhen si funksione të mendjes objektive dhe subjektive, mendjes së ulët dhe të lartë... etj. Andaj ne:
- jemi qenie fizike, sepse veprojmë:
- jemi qenie mentale, sepse mandojmë;
- jemi qenie emocionale, sepse ndjejmë, por
- jemi edhe qenie intuitive, sepse parandiejmë.
Intuita është funksion natyror i ndërtimit të njeriut që rregullon mu procesin e veprimit të qenësisë tonë për parandjenjë, të cilën, përgjithësisht, botëkuptimi ynë i rrënjosur materialist i realitetit objektiv, na ka imponuar margjinalizimin e saj. Përmes intuitës kontaktohet me qenien tonë reale dhe absolute. Në fakt, ajo është ndjenjë e zërit tonë të brendshëm si sinjal hyjnor, i cili na jep informatë për çdo gjë konkrete. Informatat e arritura përmes intuitës, janë sinjale që vijnë nga potenciali ynë i pastër në formë të parandjenjave dhe ato janë të pagabueshme.
INTUITA është kanal natyror i marrje-dhënieve në mes të UNIT tonë që nga natyra është plotësisht hyjnore, nga njëra anë, dhe realitetit objektiv-material, nga ana tjetër.
Nëse truri si instrument i përsosur fizik, përmes procesit të tij funksional si mendje, lidhet me potencialin e pastër, ndjenja e caktuar si përgjigje adekuate do të ishte INTUITA.
Respektojeni atë si një mike të dashur që ju do sinqerisht dhe nuk ju tradhton kurrë. Andaj duhet ta doni veten, sepse JU nuk jeni vetëm qenie fizike, por edhe krijese HYJNORE.
Asgjë mistike!
Asgjë mbinatyrore!
Nëse intuita ju thotë se diçka është ashtu, atëherë patjetër duhet ta pranoni si ashtu. Kurrë mos e analizoni, edhe pse ky vizion do të jetë në kundërshtim me parimet dhe njohjet tuaja nga eksperienca materialiste.
Dijeni! Diçka është me të vërtetë e mirë, ose e keqe, vetëm nëse NE mendojmë se është ashtu! Vlerësimi "mirë-keq" është reagimi natyror i njohurisë pragmatike të arritur përmes edukatës, etikës... etj.
Plotësisht duhet të jemi dakord se edukata e mirësjellja sipas normave të përgjithshme, është imperativ i ekzistencës sonë si qenie e përsosur në një shoqëri të organizuar, por në anën tjetër, kjo edukatë, në të shumtën e rasteve, mbështetet te mënjanimi i UNIT tonë të vërtetë, dhe kthimin e tij kah reagimet e të tjerëve (kah jashtë, ose kah objektet).
Çka do të thotë kjo?
Kthimi kah objektet jashtë UNI-t tonë, është trysni e kushtëzuar e cila kërkon, lavdërimin, miratimin, njohjen dhe pranimin nga të tjerët. Mendimi dhe sjellja e jonë përherë janë në gjendje të pritjes së reagimit kthyes. Për këtë arsye, veprimi i këtillë mbështetet në frikë. Kur i referohemi objekteve, ne ndiejmë nevojë të përhershme që gjërat t'i mbajmë nën kontroll. Ndiejmë nevojë të fuqishme për forcën e jashtme. Kjo forcë nuk është produkt i potencialit të pastër. Kjo ndjenjë nuk është INTUITA. Ajo është EGOJA jonë. EGOJA është pasqyrë për veten, maska jonë shoqërore. Në fakt, është roli që ne e luajmë. Maska jonë shoqërore jeton nga miratimet-mirënjohja. Ajo dëshiron të kontrollojë. Atë e mbështet forca, sepse ajo jeton me frikë. Duhet patjetër të mësohemi t'i dallojmë impulset dhe sinjalet që vijnë nga EGOJA si maska jonë shoqërore, nga ato të UNIT tuaj të vërtetë, intuita do t'ju jep informata nga më çudibërëset. Sa më e fortë është kjo lidhje, kufizimet e realizimit të dëshirave tona, si dhe përgjigjet adekuate për shumë pështje jetësore, do të jenë përherë pa ndonjë lodhje në gjendjen tuaj shpirtërore. Ju vetëm duhet ta automatizoni këtë mënyrë të kontaktit si shprehi të zakonshme dhe të përhershme.
Mendja e gjenive të mëdhenj botërorë të artit, kulturës e shkencës, nuk është vetëm arritje e mençurisë përmes mësimit, por edhe kontakti spontan, apo i ushtruar me potencialin e pastër hyjnor. Komunikimi dhe regjistrimi i zërit tonë të brendshëm është shumë i lehtë, por kërkon edhe ca ushtrime të vogla. Unë, këtë e kisha krahasuar me mësimin e ngasjes së biçikletës. Fshehtësia është, në rend të parë, t'i besoni sinqerisht se ajo ekziston dhe me perfeksionim vepron, si dhe në një teknikë të vogël mentale që ka të bëjë me sharjen e dialogut të brendshëm. Shuarja e dialogut të brendshëm bëhet përmes qetësisë mentale pa vlerësime. Kurse, qetësimi mental pa vlerësime arrihet vetëm me praktikimin e MEDITIMIT.

descriptionPse jemi te pafat EmptyRe: Pse jemi te pafat

more_horiz
tung si jeni si po kaloni urime per punen e palodheshme qe beni.Ju pergezoj per forumin ju lutem nese keni diqka per testet dhe llojet e testeve ne psikologji.
respekt Liria

descriptionPse jemi te pafat EmptyRe: Pse jemi te pafat

more_horiz
lirie shkruajti:
tung si jeni si po kaloni urime per punen e palodheshme qe beni.Ju pergezoj per forumin ju lutem nese keni diqka per testet dhe llojet e testeve ne psikologji.
respekt Liria


pershendetje dhe per ty lirie!
nuk e di per c'are testesh ke fjalen...
nese behet fjale per teste me pyetje nga lemia e Psikologjise ne Universutet te Prishtines,atehere fatkeqesisht une s'do mund te te ndihmoj,pasi nuk ja di rendin sistemit te atjeshem e nuk di se si mund te te informoj...

descriptionPse jemi te pafat EmptyRe: Pse jemi te pafat

more_horiz
Pershendetje flm shume per pergjigjen por pyetja ime ka qen per teset psikologjike si p.sh testet didaktike dhe te tjerat qe jane teste psikologjike.
respekt Liria

descriptionPse jemi te pafat EmptyRe: Pse jemi te pafat

more_horiz
lirie shkruajti:
Pershendetje flm shume per pergjigjen por pyetja ime ka qen per teset psikologjike si p.sh testet didaktike dhe te tjerat qe jane teste psikologjike.
respekt Liria


Pershendetje lirie!
meqe nuk jam e drejtimit te psiklogjise dhe jetoj jasht vendlindjes,fatkeqesisht nuk e kam fare idene se cfare testesh jan keto....shpresoj qe te gjesh ne kete rast ndihmen e duhur...suksese !!

descriptionPse jemi te pafat EmptyRe: Pse jemi te pafat

more_horiz
flm shume une e kam gjetur mjaft per temen qe me interesoke
tung Liria

descriptionPse jemi te pafat EmptyRe: Pse jemi te pafat

more_horiz
privacy_tip Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
power_settings_newLogin to reply