ADELINA ISMAJLI Vajtim dhe lot per vrasjen e te dashurit

Dita kur Triumfi, i dashuri i saj mori pesë plumba në shpinë, ishte mjaft e rëndë për këngëtaren kosovare, Adelina Ismajli. Por edhe më i tmerrshëm ishte momenti kur asaj iu desh ta linte atë në varrezat e fshatit Stagovë, pak kilometra nga kufiri me Maqedoninë. Ajo është parë të tërhiqej zvarrë nga motrat e saj, Zanfina e Ema, të cilat mundoheshin ta fusnin në makinë, ndërsa ajo rezistonte të largohej nga varri i të dashurit. Zërat dhe spekulimet se Adelina ishte e dashura e Triumfit, përfunduan që në momentin kur ajo u shfaq pranë arkivolit, derisa po nxirrej nga banesa e tij në lagjen “Lakrishta” të Prishtinës. E pllakosur nga pikëllimi, me lotët që i rridhnin pa ndërprerë, ajo nuk është larguar asnjë moment nga nëna e Triumfit, e cila po ashtu dukej e thyer nga dhimbja. Pasi ka puthur fotografinë e të dashurit, të cilit i bënin roje nderi kolegët e SHPK-së, ajo është ulur pranë familjes së Triumfit dhe gjatë tërë kohës është parë duke lagur ballin me një leckë, ndërkohë që në fytyrë ishte zbehur tej mase. Përkundër fjalëve të shumta se Adelina nuk do të merrte pjesë në varrim, ajo ka vendosur që të mos i vërë veshin interesimit dhe kureshtjes së qytetarëve dhe ta përcjellë të dashurin deri në banesën e fundit. Sikur e parandjente se nuk do ta kishte edhe shumë kohë pranë vetes, këngëtarja ishte tërhequr kohë më parë nga jeta publike, duke i kushtuar tërë kohën e saj të dashurit. Ajo nuk ka bërë asnjë projekt gjatë tërë vitit, ndërkohë që në lokalet e Prishtinës është folur gjithfarë versioni për arsyen e tërheqjes së saj. Fillimisht u tha se ajo është e sëmurë dhe po shërohet jashtë vendit, ndërsa së fundmi pëshpëritej se ajo është shtatzënë dhe pret të sjellë në jetë një bebe nga Triumfi. Ishte e pamundur të kontaktohej këngëtarja apo dikush nga familja e saj.
Gazetarët e kanë parë Adelinën edhe në spital, natën që Triumfi u godit për vdekje. Por, shtypi kosovar shumë pak e ka përmendur lidhjen e saj me Triumfin, duke i kushtuar më tepër rëndësi gradës së tij që mbante në polici por edhe duke kursyer jetën private të çiftit. Sido që të jetë, kjo tragjedi ka qenë padyshim goditja më e rëndë gjatë tërë jetës së saj, ndërkohë qpritet të shihet se çfarë kahu do të marrë në të ardhmen jeta dhe karriera e këngëtares.


NGJARJA
Triumf Riza, i dashuri i këngëtares së famshme nga Kosova, u vra të enjten nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka tronditur të afërmit e tij, e më
së shumti Adelinën vetë, e cila është parë e shokuar në spitalin ku
Këngëtarja u shfaq e pikëlluar dhe thuajse e shpërfytyruar në varrimin e të dashurit të saj çuan më pas trupin e pajetë të të dashurit të saj. Lajmi bëhet edhe më i prekshëm për faktin se Adelina ishte shtatzënë me Triumfin, i cili nuk arriti ta shohë krijesën e vet. Triumfi u qëllua për vdekje disa ditë më parë. Ai ishte polic i Shërbimit Policor të Kosovës dhe pjesëtar i Njësisë për mbrojtje të afërt, ndërsa kishte shërbyer edhe si truprojë
e Presidentit Fatmir Sejdiu. Prej kohësh kishte lidhje dashurie me këngëtaren e m i r ë n j o h u r , Adelina Ismajli.
Vetëm pak javë më parë, Gazeta publikoi se Adelina ishte shtatzënë me Triumfin.
Fillimisht u tha se Adelina është shkëputur për një kohë të pacaktuar nga të kënduarit, pas problemeve serioze me fytin. Ndërkohë që arsyeja ishte tjetër gjë.
Madje, një motiv mjaft i fortë. U përfol se këngëtarja kishte shtuar kohët e fundit disa kilogramë në peshë dhe se ajo kishte vendosur të mos dilte më në skenë, duke shmangur kontaktet me publikun. Pas kësaj u përfol shtatzania e saj. Adelina Ismajli u tërhoq nga Prishtina për të jetuar në një qytet të vogël në Kaçanik. Arsyeja ishte se aty jetonte edhei dashuri i saj, Triumfi. Vendim i Adelinës ky që mërziti tej mase familjen e saj, të cilët edhe pse nuk ishin dakord, nuk mund ta ndalonin kokëfortësinë e saj për t’u larguar nga Prishtina dhe për të braktisur karrierën e saj qoftë edhe përkohësisht.
Ajo nuk pyeti askënd dhe vendosi të tërhiqej pranë të dashurit të saj. Ndërkohë që lajmi i shtatzanisë së saj u bë një fakt, të cilin Adelina ua kishte konfirmuar vetëm miqve të besuar të saj.


TËRHEQJA NGA SKENA
Në mjaft raste Adelina Ismajli është detyruar të tërhiqet nga skena artistike. Kohë më parë ajo do ta braktiste skenën për shkak të vdekjes së gjyshes së saj, me të cilën ajo ishte mjaft e lidhur. Adelina ka qenë dhe është idhtare e doktrinës së Ibrahim Rugovës. Dhe për këtë, ajo jo rrallë ka rrezikuar edhe jetën për bindjet e saj; apo edhe është bërë pre e mjaft spekulimeve me emrin e saj.


Këngëtarja braktisi karrierën për dashurinë me Triumfin

Historia e dashurisë së Adelinës me Triumfin do të publikohej vetëm në kohën që këngëtarja mbeti shtatëzënë. Në fakt ajo e kishte pohuar prej kohësh, që kishte marrëdhënie me dikë, për të cilin ishte shprehur se ndihej mjaft krenare, por nuk kishte treguar asnjë gjë rreth tij. Edhe pse në Prishtinë e kishin parë shpesh me Triumfin, ajo nuk do të prononcohej për dashurinë e saj në asnjë media. Vetëm kur ajo mori vendimin për t’u larguar nga Prishtina dhe për të nisur bashkëjetesën e saj me të dashurin e saj, gjë e kushtëzuar edhe nga shtatëzania e saj, lajmi do të merrte dhenë. Madje kohët e fundit ajo ishte parë gjithmonë në shoqërinë e
tij, në kafenetë dhe lokalet e qyetetit duke e publikuar më se fundi me fakte dhe jo me fjalë këtë lidhje. Vetëm një javë më parë ata janë parë në baret e Prishtinës në shoqërinë e miqve të tyre kryeqytetas.


ADELINA ISMAJLI Vajtim dhe lot per vrasjen e te dashurit Normal_adelina11
ADELINA ISMAJLI Vajtim dhe lot per vrasjen e te dashurit Adelina22
ADELINA ISMAJLI Vajtim dhe lot per vrasjen e te dashurit Normal_adelina~2
__________________