BARCELONË –LG Electronics paraqiti sot karikuesin më të vogël në botë pa tel (wireless) në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë. Me vetëm 6.9 cm diametër, karikuesi WCP-300 është dizenjuar duke patur parasysh lëvizshmërinë.
LG paraqet karikuesin wireless më të vogël në botë 64318
Pavarësisht përmasave të vogla, zona e karikimit është 1.7 herë më e gjerë se brezi i mëparshëm i karikuesve wireless të LG-së. Modeli i ri është i përputhshëm me një karikues standard 5-pin mikro-USB, që siguron nivelin më të lartë të performancës dhe leverdisë së konsumatorit.

WCP-300 përdor teknologjinë e induktimit elektromagnetik dhe fuqia e saj induktive (Qi) është e certifikuar nga Wireless Power Consortium. Induksioni elektromagnetik prodhon një fushë manjetike që në kthim gjeneron një rrymë elektrikë për të ngarkuar bateritë në pajisjet që janë të vendosura në sipërfaqen e karikimit. Certifikimi siguron që ËCP-300 përputhet me të gjithë smartfonët që suportojnë standardin Qi.
“Karikimi wireless është „kupa e shenjtë” e përdorimit të smartfonëve,” tha Dr. Jong-seok Park, President dhe Drejtor Ekzekutiv i kompanisë LG Electronics Komunikimet e Lëvizshme. “Me ËCP-300, LG ishte në gjendje që të siguronte edhe lëvizshmërinë me aftësi karikuese të klasit të lartë në një pajisje që nuk e kalon përmasat e një mbështetesje tipike për pijet.”

Në tregun amerikan, si LG Spectrum 2, edhe Nexus 4 kanë suport të instaluar për karikim pa tel, pa qenë nevoja që të blihen mbulesa të posaçme. LG beson se suporti i instaluar për smartfonët e ardhshëm do të jetë zhvillimi më kritik që do të çojë para standardizimin e karikimit wireless në industri.

LG është e angazhuar që të ofrojë konsumatorëve një përvojë më të mirë telefonie duke futur smartfonë me teknologjitë më të fundit wirless në tregun global. LG paraqet karikuesin wireless më të vogël në botë 64318