Gjeni programet që po ua ngarkojnë kompjuterin What_is_hang_842377488
Nganjëherë ju mund të shihni që Windowsi
juaj është duke u ndalur dhe duke mos u përgjigjur. Ju mund të mos e
dini se çka po e shkakton këtë ndalesë. Në shumë raste, mbase duhet që
ta rifllioni kompjuterin tuaj. Nëse do të donit që ta dinit arsyen e
këtyre ngecjeve të kompjuterit, aplikacioni WhatIsHang mund të ju
ndihmojë.



WhatisHang
është një vegël falas që ua lehtëson gjetjen se cili program, skedar
ose softuer është duke shkaktuar ngecje të kompjuterit tuaj. Kjo
vegël provon që të gjejë softuerin që po ndalet dhe pastaj paraqet
informacionin që mund të ju mundësojë që të kuptoni se çka e shkakton
ngecjen e softuerit.


Kjo vegël funksionon, duke filluar nga Windows 2000, për të gjithë
versionet Windows, duke përfshirë të gjithë edicionet 32-bit dhe 64-bit.

Shkarkoni WhatIsHang përgjatë NirSoft./pcworldalbanian