The Old Illyrians
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net


The Old Illyrians
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

The Old Illyrians
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

The Old Illyriansidentifikimi

aLbanian Forum and Portal


descriptionFAIK KONICA EmptyFAIK KONICA

more_horiz
JETA
Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publiçist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, F.Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike. I lindur në Konicë, më 15 mars 1875 në një familje të vjetër feudale mësimet e para ai i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Më vonë hyri në liceun perandorak francez të Stambollit për të kryer pastaj shkollën e mesme në Francë. Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonta. Më 1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit të SH.B.A. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare. Pasi boton broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris ai vendoset në Bruksel (Belgjikë), ku nxjerr revistën "Albania", kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë. E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propogandoi për vite me radhë (1897-1909) programin e lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë. Më 1909 F.Konica, si u mbyll revista "Albania" në Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SH.B.A. ku drejton gazetën "Dielli" edhe më pas gazetën "Trumpeta e Krujës". Me themelimin e Federatës "Vatra", më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenë udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare shqiptare në SH.B.A., do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve. Në kongresin shqiptar të Triestes (1913), që u mblodh për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas, ai zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në Austri, Zvicër, Itali e gjetkë. Në 1921 u kthye në SH.B.A., ku u zgjodh kryetar i Federatës "Vatra", po ndërkaq në vitet 20 u lidh dhe ndikoi në lëvizjen demokratike që zhvillohej në Shqipëri. Këtë do ta bënte nëpërmjet gazetës "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikës". Me dështimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e A.Zogut në fuqi, Konica u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SH.B.A. Vdiq në Uashington në 14 dhjetor 1942.

VEPRA
Veprimtarinë e tij publiçistike e letrare F.Konica e zhvilloi kryesisht në shtyp, në revistën "Albania" ai botoi vjersha, proza poetike, skica, tregime, portrete, ese, artikuj të ndryshëm etj. Përgatiti dhe përmbledhjen letrare "Kandili i kuq", por nuk mundi ta botojë. Në të vërtetë nga Konica nuk kemi asnjë libër të botuar, me përjashtim të vëllimit me përralla të përkthyer "Nën hijen e hurmave"(1924). Krijimtaria e tij ka mbetur e shpërndarë në shtypin e kohës dhe një pjesë është e papërfunduar. Prej tyre duhen veçuar si vepra të rëndësishme proza e gjatë satirike, "Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit", cikli i tregimeve "Kater përralla nga Zullulandi", udhëpërshkrimi "Shqipëria si m'u duk…". Ai la në dorëshkrim anglisht veprën "Shqipëria - kopshti shkëmbor i Evropës jug-lindore" dhe ese të tjera, e cila u botua pas vdekjes (1957).
Në trashëgimninë e Konicës vendin kryesor e zë publiçistika. Ai paraqitet si një nga themeluesit dhe mjeshtrit e publiçistikës shqiptare. Për afro gjysëm shekulli ai shkroi me qindra artikuj, pamflete, polemika, shënime, ese etj. të cilat i botoi në organet që drejtonte vetë. Tema qëndrore e publiçistikës së Konicës në revistën "Albania" do të jetë ajo atdhetare, problemet e lëvizjes kombëtare, fati i Shqipërisë, rrugët për çlirimin kombëtar etj. Nga ana tjetër, ai do t'i kushtojë vëmendje të posaçme ndriçimit të historisë së popullit shqiptar, zbulimit dhe propagandimit të vlerave të tij etno-kulturore, e veçanërisht krijimit të një gjuhe letrare shqipe.
Pas shpalljes së Pavarësisë publiçistika e Konicës, e botuar në gazetën "Dielli", do të merret me çështje të mprehta të kohës që lidheshin me aspiratat e përpjekjet për krijimin e një shteti modern shqiptar, me luftën kundër prapambetjes ekonomiko-sociale, me stigmatizimin e mendësive dhe praktikave të vjetra e anakronike etj. Ai ishte për një shoqëri shqiptare të emancipuar dhe kërkonte që Shqipëria, si pjesë e Evropës, të mendonte e të punonte në shembullin e saj.
Publiçistika e Konicës shquhet jo vetëm për problematikën e pasur, por edhe për nivelin e lartë mjeshtëror. Ajo karakterizohet nga patosi atdhetar dhe nga shqetësimi qytetar, siç dallohet edhe për forcën e argumentimit dhe aftësitë e shquara shprehëse. Tipari kryesor i saj është fryma satirike, fryma stigmatizuese dhe mohuese ndaj prapambetjes, injorancës, së keqes.
Faik Konica është krijuesi i kritikës sonë letrare, që së bashku me Nolin i hapën rrugën asaj në kulturën shqiptare. Ai shkroi një varg artikujsh teorikë letrarë si "Arti i të shkruarit", "Ca këshilla për artin e shkrimit", "Kohëtore letrare shqipe" etj. të cilat shënonin një kontribut për orientimin dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare. Por ndihmesa e tij në këtë fushë bëhet më konkrete me artikujt dhe reçensionet që boton për autorë dhe vepra të letërsisë sonë bashkëkohore. Kështu ai vlerëson lart shkrimtarë si Jeronim De Rada, Jul Variboba, Naim Frashëri, inkurajon autorët e rinj të kohës, Çajupin, Asdrenin, Filip Shirokën etj.
Faik Konica kishte kërkesa të larta ndaj letërsisë dhe shkrimtarëve. Duke i vështruar në raporte të drejta përmbajtjen dhe formën, si dy komponentë që s'mund të ndahen nga njëri-tjetri, ai i jepte përparësi formës si e vetmja mënyrë për të shprehur sa më mirë përmbajtjen. Në këtë vështrim i kushtonte rëndësi të madhe gjuhës shqipe, pasurimit dhe përpunimit të saj. Ai vetë dha shembullin e një mjeshtri të vërtetë të gjuhës. Me të drejtë Noli e quan atq "kryelëronjësi i gjuhës sonë" dhe "stilist i përkryer".
Faik Konica zë një vend të merituar në letërsinë tonë të Rilindjes dhe të Pavarësisë, jo vetëm si publiçist dhe kritik letrar, por edhe si shkrimtar me individualitet të spikatur krijues. Megjithëse trashëgimnia e tij e mirëfilltë letrare është e kufizuar, ai ka vepra me vlera të çmuara. Pena e talentuar e Konicës provoi me sikses dhe lëvroi pothuaj gjithë gjinitë dhe llojet letrare, prozën e poezinë skicën dhe skeçin, prozën poetike dhe prozën historike, tregimin dhe novelën. E frymëzuar nga historia dhe jeta shqiptare ai u përpoq të krijonte një letërsi me koncepte bashkëkohore, me vizion të ri, me shije të lartë, larg modeleve të vjetëruara:
Vepra e tij letrare me nivelin e saj të lartë artistik dëshnon atë të vërtetë tanimë të njohur se në art nuk është kurdoherë sasia ajo që përcakton vlerën e një shkrimtari.
Faik Konica, në radhë të parë është prozator, por ai shkroi edhe poezi, sidomos në fillimet e krijimtarisë së vet. Në faqet e revistës "Albania" botoi vjershat "Gjuha jonë", "Flamuri", "Kushtrimi ose Marsejeza e shqiptarëve". Duke u bërë jehonë ideve atdhetare dhe kryengritjeve të popullit shqiptar në prag të Pavarësisë, me tone luftarake dhe patos atdhetar, me figura të goditura retorike, eci në traditën e letërsisë së Rilindjes. Të njohura janë dhe vjersha satirike "Anadollaku" dhe lirika "Helena e Trojës".
Proza artistike e F.Konicës do të nisë me një varg prozash poetike si "Një liqen", "Anës liqenit", "Bora", "Malli i mëmëdheut" etj. Sadoqë me tematikë të kufizuar ato pasqyrojnë tërthorazigjendjen shpirtërore të një intelektuali atdhetar dhe mallin për vendlindjen. Të shkruara me një gjuhë të bukur e ndjenjë të hollë, me mbresa e detaje të goditura, këto proza mbeten shembuj, në llojin e tyre në letërsinë tonë. Të përafërta me prozat poetike qëndrojnë portretet letrare që krijoi Konica mbi disa figura të shquara të historisë shqiptare si: Abdyl Frashëri, Naim Frashëri, Jeronim De Rada, Ali Pashë Tepelena, At Shtjefën Gjeçovi etj. Ato dallohen për aftësinë e autorit në përvijimin e saktë dhe të hijshëm të karakterit të tyre, portretit shpirtëror e fizik të dhënë qartë dhe në mënyrë lakonike.
Prozës së shkurtër të F.Konicës i takojnë dhe disa skica letrare dhe rrëfenjëza që ai i quan përralla si "Urika", "Në dritë të hënës", "Ai që ishte gati të vdesë për Shqipërinë" etj. me tematikë atdhetare ose përrallat "E bija e mbretit dhe trëndafilat", "I urti i malit" etj. shkrime këto plot fantazi nga bota e legjendave.
F.Konica është i pari që lëvroi në prozën tonë esenë, një lloj letraro-publiçistike, me mundësi të reja shprehëse. Nëpërmjet tyre, ai parashtroi mendime origjinale, ngriti probleme të rëndësishme, të kohës, tregoi për diturinë e gjerë që zotëronte. Një nga esetë më të bukura është "Jeta dhe librat", ku, duke dhënë gjykime për vlerën e librit në jetën e njerëzimit, i bëhet një analizë ideo-artistike tragjedisë së Eskilit "Prometeu i lidhur".
Në trajtë esesh Konica ka shkruar veprën "Shqipëria- kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore". E hartuar për lexuesin e huaj, shkrimtari i jep atij një encikolopedi të vogël për Shqipërinë dhe popullin e saj. Të dhjetë esetë, nga të cilat përbëhet libri përbëjnë një mozaik të historisë dhe kulturës shqiptare, të gjuhës e të letërsisë, të botës shpirtërore dhe psikologjisë së shqiptarëve. Me një informacion të gjerë dhe njohje të thellë, duke harmonizuar objektivitetin shkencor me një rrëfim të këndshëm autori nxjerr në pah individualitetin dhe natyrën e popullit shqiptar jo vetëm parë në vetvete, por edhe në kuadrin ballkanik dhe evropian.

TITUJ TË VEPRAVE

1.L’Albanie et les Turces - Libre parole, (1895), Paris
2.Albania - revistë, 1897-1909, Bruksel - Londër
3.Memoire sur le mouvement national albanais, (1899), Bruksel
4.Albania e vogël - fletore 1899 - 1901, Bruksel
5.Trumbeta e Krujës - e përkohshme (1911), Sent Luis
6.Jeta e Skënderbeut, (1912)
7.L’Alemagne et’Albanie, (1915), Lozanë
8.Një ambasadë e Zulluve në Paris, (1922)
9.Shqipëria si m’u duk, (1928),
10.Doktor Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit - novelë satirike (1924)
11.Nën hijen e hurmave - përkthim e rikrijim i një zgjedhjeje të përrallave arabe nga Një mijë e një net, (1924)
12.Fytyra e turinj të Shqipërisë
13.Shqipëria kopshti shkëmbor i Evropës juglindore, (1991), Prishtinë
14.Faik Konica, Vepra, (1993), Tiranë

MIRËNJOHJE

-Diploma e studimeve per letersi dhe filozofi nga Universiteti Shteteror i Dizhonit - France
-Magjistratura e artit dhe e letersis me 1912 ne Kembrixh-Masacusets (SHBA)

descriptionFAIK KONICA EmptyRe: FAIK KONICA

more_horiz
DOKTOR GJILPËRA

Vepra më e rëndësishme letrare e Konicës është padyshim proza e gjatë satirike "Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit". Ndonëse e pakryer, ajo përfaqëson tiparet më karakteristike dhe vlerat e tij si shkrimtar në përmasa të gjera.
"Doktor Gjipëra" u shkrua dhe u botua në gazetën "Dielli" në vitin 1924. Ishte koha kur kish triumfuar Revolucioni i Qershorit dhe në gjirin e shoqërisë shqiptare zhvillohej një luftë e ashpër politike, para saj shtroheshin probleme jetike si: zgjidhja e formës së regjimit, reforma agrare, demokratizimi dhe modernizimi i aparatit shtetëror, emancipimi kulturor kombëtar etj. Vepra e Konicës është pjellë e kësaj kthese socialhistorike që sapo niste në jetën e popullit tonë. Autori mori shkas nga vrasja e dy qytetarëve amerikanë në Mamuras, që organizoi reaksioni feudal. Konica krimin e Mamurasit nuk do ta vështronte si një rast të veçuar, po si një ngjarje me kuptim të gjerë shoqëror, ku mplekseshin interesa e synime të qarqeve të caktuara dhe shfaqej lufta politike e kohës. Kjo ngjarje do të zgjonte idealet liridashëse dhe iluministe të shkrimtarit dhe do ta frymëzonte krijimin e një vepre, që do të hidhte dritë dhe do të përgjithësonte realitetin shqiptar bashkëkohor.
Heroi i veprës është Doktor Gjilpëra, një intelektual i ri shqiptar që kryen studimet për mjekësi në Rusi e Suedi dhe ndodhet para alternativës: të qëndronte jashtë, ku e priste një karrierë plot prespektivë apo të kthehej në atdhe e të ndihmonte në mëkëmbjen e tj, veçanërisht në përmirësimin e shëndetit të popullit. Ai vendos të kthehet në Shqipëri, atdhedashuria triumfon mbi interesat vetjake.
Autori duke ndjekur vijën e jetës së heroit do ta përshkruajë atë në dy etapat kryesore: koha e qëndrimit jashtë atdheut dhe koha e ardhjes në Shqipëri. Në qoftë se etapa e parë është njohja me doktor Gjipërën, etapa e dytë, që përbën trungun e veprës është pjesa më e rëndësishme, që bart dhe mishëron idetë e shkrimtarit. Jeta e heroit larg atdheut është dhënë në plan përshkrues, duke evokuar episode dhe gjendje të ndryshme shpirtërore, që nxjerrin në pah natyrën, interesat dhe karakterin e intelektualit shqiptar. Ai është në radhë të parë, atdhetar i bindur, njeri me kulturë të gjerë, mjek i pregatitur dhe human, i zgjuar dhe plot vullnet e vendosmëri. Janë këto cilësi, që e bëjnë atë të kthehet në atdhe.
Kthimi në Shqipëri e ve doktor Gjilpërën përballë një realiteti tronditës dhe shtron para tij probleme që përfshijnë pamje të ndryshme të jetës shqiptare. Brenda një kohe të shkurtër, ai njihet me gjendjen e mjeruar të popullit, me padrejtësitë që bëhen në kurriz të tij, me aparatin shtetëror, ku mbizotërojnë arbitrariteti, drama, intrigat, me nëpunës injorantë e anadollakë. Në këtë shtet tragjiko-komik, opozitën e përbëjnë njerëz që s'kanë asgjë të përbashkët me ligjin dhe moralin.
Vendin kryesor e në vepër e zënë raportet që vendos doktor Gjëlpëra me kategori të ndryshme të shoqërisë shqiptare, me përfaqësuesit e tyre më tipikë. Në këto marrdhënie zbulimi social-psikologjik që bën autori, është i ndërsjelltë, nga një anë përvijohet gjithnjë e më qartë karakteri dhe botkuptimi i doktor Gjëlpërës, ideali i një njeriu evropian, atdhetarizmi dhe humanizmi i një njeriu të emancipuar, ndërsa nga ana tjetër, vizatohen figura të ndryshme të qarqeve zyrtare të parisë të rretheve intelektuale. Veçanërisht figura e doktor Gjëlpërës del mjaft e qartë përballë dy kolegëve të tij, dr.Embrullahut dhe dr.Protogor Dhallës. Më shumë, se në rethana pune, ata i njohim në biseda e debate, si tipa shoqërorë të kundërt me heroin, me koncepte dhe praktika të ndryshme mjekësore. Ndërsa doktor Gjëlpëra është njeriu i mjekësisë moderne, partizan i natyrës, i helioterapisë (dielli, uji, ajri) që mendon se natyra është mjeku i parë i njeriut, dy mjekët e tjerë paraqiten anakronikë, janë mishërim i dogmës mjeksore të shkëputur nha jeta e parimet e shkencës. Bota e vjetër në këtë vepër përbëhet jo vetëm nga dy mjekë, por dhe nga figura të tjera negative. I tillë është ministri Salemboza, përfaqësues tipik i forcave të prapambetura e antikombëtare, tipi i tiranit anadollak, intrigant e dinak, i zgjuar e i shkathët. Kurse mjedisi dhe mendësia orientale e parisë së kryeqytetit gjejnë shprehjen e tyre në figurat e agallarëve tiranas siç janë Muhedin Agai e Zylfikar Agai.
Në atmosferën e zymtë të jetës shqiptare të kohës autori ndesh dhe njerëz të mirë, të dalë nga populli, që ngjallin simpati e nderim. Mbeten të paharruara në mendjet e lexuesit dy vajzat fshatare, plaku martaneshas, polici i doganës, Arifeja, Ali Bibi. Megjithë një lloj skepticizmi që ndihet në paraqitjen e tyre, ata dalin në një dritë të ngrohtë, me vlera të vërteta njerëzore, me bukuri e pastërti shpirtërore, me zakone fisnike. Mendimi i shkrimtarit është se populli, duke qenë i paditur dhe i papërpunuar, ka nëvojë të stërvisë shpirtin dhe mendjen.
"Doktor Gjëlpëra" është një vepër e fuqishme satitike. Duke pasur parasysh realitetin e rëndë shqiptar, mendësitë e anakronike e jetën e prapambetur, autori u kundërvihet atyre, i tall dhe i godet pa mëshirë. Qëndrimi ideoemocional mohues bën që në faqet e veprës të ndihet qesëndia dhe ironia, satira dhe sarkazma. Ata shfaqen e mishërohen me forcë artistike në skena dhe personazhe, në situata dhe portrete tepër të goditura. Përdorimi mjeshtëror i detajit, plasticiteti i gjuhës, ngjyrimet që merr fjala, e bëjnë satirën e Konicës, origjinale e të natyrshme.
Tema dhe problematika e mprehtë shoqërore, fryma mohuese e disa prej dukurive shoqërore dhe notat e fuqishme satirike e bëjnë "Doktor Gjëlpërën" një vepër me tipare të shquara realiste. Konica sjell kështu një ndihmesë të rëndësishme në pasurimin dhe forcimin e realizmit në letërsinë shqiptare.
Nga pikpamja kompozicionale, edhe pse vepra është e papërfunduar, janë hedhur linjat kryesore dhe është përcaktuar edhe thelbi i figurës së heroit. Mund të themi se ajo përbën hyrjen e një romani që Konica për arsye të ndryshme nuk e çoi deri në fund. Vepra është e pasur me lëndë jetësore, e ngarkuar me ngjarje e biseda, me detaje të shumta. Këto kanë sjellë ngathësimin e aksioneve dhe njëfarë proleksiteti.
Te "Doktor Gjëlpëra" Konica provon edhe njëherë atë që ka thënë Noli për të se ai është krijues i prozës moderne shqiptare. Kjo duket si në konceptimin e veprës edhe në mjeshtërinë e rrallë, të përdorimit të gjuhës. Gjuha e Konicës është e pasur, e bukur, e fuqishme, me ndërtime e struktura sintaksore thjesht shqipe. Në prozën e gjatë ajo shërben për individualizimin dhe zbulimin e karaktereve të personazheve.
F.Konica është një nga stilistët e rrallë të gjuhës shqipe. Ai zbatoi parimin se ekonomizimit të fjalës, të lakonizimit të saj, duke synuar hijeshinë, saktësinë, thjeshtësinë dhe elegancën.
Ndikimi i personalitetit të Konicës si artist dhe erudit është i ndjeshëm në letërsinë dhe kulturën shqiptare.
privacy_tip Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
power_settings_newLogin to reply