The Old Illyrians
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net


The Old Illyrians
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

The Old Illyrians
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

The Old Illyriansidentifikimi

aLbanian Forum and Portal


descriptionISMAIL KADARE EmptyISMAIL KADARE

more_horiz
JETA E KADARESË
Ismail Kadare lindi në qytetin e Gjirokastrës. Atje ai kaloi fëmijërinë dhe kjo la gjurmë të thella në gjithë jetën dhe krijimtarinë e tij. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin "Asim Zeneli". Më pas kreu studimet e larta në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, pastaj në Institutin "Gorki" të Letërsisë Botërore në Moskë. Këto studime iu ndërprenë për shkak të krizës politike ndërmjet Shqipërisë dhe ish Bashkimit Sovjetik. Kadareja ka punuar në gazetën "Drita", pastaj drejtoi revistën "Les letres albanaises". Së fundi punonte në profesion të lirë. I.Kadare ka qenë dhe është protagonist i jetës politike dhe i mendimit të vendit qysh prej viteve '60. Në fund të vitit 1990, dy muaj pas rënies së shtetit diktatorial, Kadare u largua së bashku me familjen në Paris, por mbajti lidhje mjaft të shpeshta me Shqipërinë. Ismail Kadare është një nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, ambasador i saj në botë. Kadare është shkrimtari që i ktheu mitet legjendare në realitet, shkrimtari që bëri histori prej prehistorisë; pa rënë në kundërthënie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht në mënyrë të përkorë dhe për kohën absolute. Në Shqipërinë e ndodhur në udhëkryq vepra e Kadaresë ka qenë dhe mbetet një shpresë apo një ogur i bardhë për të.
Ismail Kadare është autor i shumë veprave në poezi e prozë, laureat i shumë çmimeve kombëtare, kandidat i çmimit Nobel për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale.
Vepra e Ismail Kadaresë është përkthyer në 32 gjuhë të huaja duke arritur kështu një rekord të përhapjes në tërë botën e qytetëruar.


POEZIA E KADARESË
Poezia e Ismail Kadaresë është një prej zhvillimeve më novatore në vjershërimin shqip gjatë një gjysmë shekulli. Ajo shprehu vendosmërinë e shkrimtarëve të brezit të viteve '60 për të realizzar qëllime estetike të ndryshme prej paraardhësve.
Frymëzime dialoshare (1954), Ëndërrimet (1957), Endërr industriale (1960), Shekulli im (1961), Poemë e blinduar (1962), Përse mendoben këto male (1964), Shqiponjat fluturojnë lart (1966), Motive me diell (1968), Koha (1976), Shqipëria dhe tri Romat, përbëjnë titujt kryesorë të veprës poetike të Kadaresë.
Ismail Kadare, ndryshe nga Agolli, në periudhën e parë të krijimtarisë së tij, u tërhoq pas poemës epiko-lirike. Në prirjen e përgjithshme ai nuk u shkëput prej frymës monumentalizuese të poezisë së mëparshme, por e kushtëzoi këtë me tipin e njeriut shqiptar, të historisë së tij kombëtare, të fatit të tij nëpër shekuj. Thuajse në të gjitha poemat e shkruara në vitet '60 -'70 ka një gërshetim të mjeteve të reja të të shprehurit me mënyrën tradicionale të të vështruarit të jetës dhe të historisë:

Po s'ndërron ai kurrë
Art i skulpturës
Gënjeshtrën mbi mua ka ngrírë përgjithnjë.
I mbërthyer në dëshminë e saj të rremë
Të vërtetën kujtoj dhe qaj për të.
(Laokonti)

Poezia e Kadaresë, ndryshe prej prozës së tij, është përgjithësisht e qartë, pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse përherë optimiste. Ajo, në kritikën zyrtare, është pritur si pasurim problematik i poezisë shqipe, veçanërisht me temën e qëndresës shumëshekullore të popullit shqiptar në rrugën e tij të gjatë të historisë. Poezia e Kadaresë është poezi e sfidave të mëdha shqiptare. Ajo është e përshkuar nga qëndrimi hyjnizues ndaj historisë kombëtare, ndaj lavdisë së tyre, ndaj tokës së të parëve, ndaj gjuhës shqipe.
Qëndresa hyn në poezinë e Kadaresë qysh prej kohërave antike, deri në periudhat më të afërta të historisë. Veçmas ajo lidhet me "motin e madh", të epokës së Gjergj Kastriotit; por Kadare hyjnizoi një periudhë më të hershme se kjo, që ishte mitizuar më herët prej Rilindjes Kombëtare: periudhën e humanizmit evropian (siç mendon shkenca e historisë, kjo periudhë e gjeti Shqipërinë në të njëjtën shkallë zhvillimi me anën tjetër të Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe në njeriun dhe qytetërimin shqiptar:

Njëzet e katër luftra bëri,
Njëzet e katër vdekje theu.
çka mangut linte ditën Gjergji,
Plotësonte natën Skënderbeu.
(Portreti i Skënderbeut)

Përgjithësisht poezia e Kadaresë është e sunduar prej mitit të së shkuarës, evokimit të lavdisë së dikurshme. Kadare synon, përmes poezisë së tij, ta çlirojë njeriun shqiptar prej akuzash që e kanë ndjekur ndër shekuj, duke përfshirë akuzën si popull i lindur me instinktin e luftës dhe të mercenarizmit, binjak me armën dhe peng i saj:

Dhe kur binin në prille a në vjeshtra
Nëpër brinja të shtrirë, nëpër lugje,
Si me zjarre të vegjël të pëtjetshëm
Era loste me xhufkat e kuqe.
(Nisja e shqiptarëve për në luftë)

Poema epiko-lirike shqipe arriti një nivel të lartë afirmimi me vepra të tilla të I. Kadaresë, si "Përse mendohen këto male" dhe "Shqiponjat fluturojnë lart", pastaj me "Shekulli i 20-të", "Poemë e blinduar", "Shqipëria dhe tri Romat" e vepra të tjera.
Poezia e Kadaresë është e prirur drejt sintetizmit dhe abstraksionit. Në këtë cilësi poezia e Kadaresë të sjell ndërmend vjershërimin e Migjenit. Sintetizmi shfaqet në mungesën e çfarëdo subjekti apo elementi të subjektit. Poemat e Kadaresë, përgjithësisht poezia e tij, janë art mendimi, pa elemente të rrëfimit (narracionit). Si të tilla, si poema mendimi, ato ofrojnë shumësi leximesh, në kohë dhe në miedise të ndryshme.
Kadare në problematikën e poezisë shqipe, krijoi emërtesën e "temës së madhe". dhe jo vetëm kaq, ai e ktheu në mit atë, duke e bërë mbizotëruese në jetën letrare të vendit për më shumë se dy dekada. Para së gjithash poezinë e Ismail Kadaresë e intereson ajo që shpesh quhet gojëdhënë kombëtare ose mit i origjinës. Sfidat më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar janë stacione të poezisë së tij.
Kadare i shkroi disa prej veprave të tij më të rëndësishme në vargje të lira, duke përvetësuar vlera të rëndësishme të vjershërimit tradicional, prej De Radës deri tek Migieni. Në fillimet e veta ishte i ndikuar prej poezisë ruse, veçmas prej Majakovskit. Poezia intime e Kadaresë është mjaft e ngrohtë, e drejtpërdrejt, një bashkëbisedim me të dashurën që përgiithësisht është larg si vend apo si kohë:

Do shkoj të ulem përmbi pellgjet,
Të pi në gjunjë duke rënë,
Në grykë e di që do më ngelet
I ftohti medaljon i hënës.

Gjithashtu poezia intime e Kadaresë përshkruhet nga malli për qytetin e lindjes, për njerëzit që lanë gjurmë në fëmijërinë e tij,
për atdheun kur ndodhet larg tij, për kohën studentore, vajzat dhe rrugët e Moskës kur është në atdhe, e mbi të gjitha, për vajzën që le gjurmë në shpirtin e tij, por që përgjithësisht ndodhet larg.

NDERIME
Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.
Që nga v. 1994 I.K. është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK.
Ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit (1972).
Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”.
Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.
Ismail Kadare më 23.06.2009 u nderua me Çmimin e madh spanjoll, "Princi i Asturias per Letersi", nje nga çmimet me prestigjoze letrare në botë. Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabucchi.
Ky çmim u akordohet personave, institucioneve, puna krijuese ose kërkimore e të cilëve perfaqëson një kontribut të madh në kulturën universale në fushat e letërsise apo gjuhësisë.
Fituesja e cmimit "Princi i Asturias per Letërsi" në vitin 2008 ishte kanadezja, Margaret Atwod, të cilën juria e nderoi per veprën e saj të shkëlqyer, në mbrojtjen e dinjitetit të grave.

VEPRAT E KADARESË

Frymëzime djaloshare - 1954
Shekulli im - (1961)
Gjenerali i ushtrisë së vdekur - roman- 1963
Përse mendohen këto male - 1964
Dasma - 1968
Motive me diell - (1968)
Kështjella - roman - 1970
Kronikë në gur - roman - 1971
Koha (1976)
Dimri i madh - roman - 1977
Ura me tri harqe - 1978
Prilli i thyer - 1980
Gjakftohtësia - përmbledhje novelash - 1980
Nata me hënë - 1985
Koha e shkrimeve - 1986
Koncert në fund të dimrit - 1988
Vepra Letrare - 1981-1989
Dosja H - 1990
Piramida - 1992
Shqipëri - 1995
Pallati i ëndrrave - 1996
Dialog me Alain Bosquet - 1996
Spiritus - roman- 1996
Kushëriri i engjëjve - ese- 1997
Poezi - 1997
Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë - ese- 1998
Tri këngë zie për Kosovën - triptik - 1998
Ikja e shtërgut - tregim - 1999
Qorrfermani - roman - 1999
Vjedhja e gjumit mbretëror - tregime - 1999
Ra ky mort e u pamë - ditar për Kosovën, artikuj, letra - 2000
Kohë barbare (Nga Shqipëria në Kosovë) - biseda - 2000
Breznitë e Hankonatëve - 2000
Vajza e Agamemnonit - 2000
Bisedë përmes hekurash - 2000
Elegji për Kosovën - 2000
Lulet e ftohta të marsit - roman - 2000
Unaza në kthetra - 2001
Eskili, ky humbës i madh - 2001 (ribotim)
Qyteti pa reklama - roman - 2001
Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002
Pasardhësi - roman - 2004
Shkaba - 2004
Identiteti evropian i shqiptarëve - 2006
Hamleti, princi i vështirë - Sprovë - 2006
Spiritus - 2007
Çështje të marrëzisë -
Poshtërimi në Ballkan -
Muzgu i perëndive të stepës -
Darka e gabuar - roman - 2008

SKENA FILMASH

Cendres et sang (2009)
Abril Despedaçado (2001)
Avril brisé (1987)
Të paftuarit (1985)
Generale dell’armata morte, Il (1983)
Ballë për ballë (1979)
Radiostacioni (1979)

MIRËNJOHJE

Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit, Kosovë
Man Booker International Prize, Britani, 2005
* Kur vjen nëntori (1964)

descriptionISMAIL KADARE EmptyRe: ISMAIL KADARE

more_horiz
GJENERALI I USHTRISË SË VDEKUR

Gjenerali i ushtrisë së vdekur është një roman, autori i të cilit është Ismail Kadare. Romani zhvillohet rreth një gjenerali italian, i cili është dërguar në Shqipëri për të gjetur eshtrat e ushtarëve të rënë italian gjatë kohës të pushtimit të Shqipërisë. Detyra kryesore e gjeneralit është kërkimi dhe gjetja e eshtrave të një koloneli, i cili u zhduk pa gjurmë në një fshat të vogël shqiptar. Rrethanat e zhdukjes të kolonelit e ndërlikojnë shumë situatën. Pas shumë mundimeve të kota, eshtrat a kolonelit nuk u gjetën. Si përfundim gjenerali është i mundur në detyrën e tij, dhe në një moment dobësie vendos të maskojë eshtrat e pagjetura të kolonelit me eshtrat e një të panjohuri.
Dhimitër Anagnosti e bazoi filmin e tij "Kthimi i ushtrisë së vdekur" mbi romanin e Kadaresë.


KËSHTJELLA

Kështjella është vepër e Ismail Kadaresë e botuar më 1970 në Tiranë. Kjo vepër pasqyron rrethimin e Kështjellës së Krujës nga trupat turke në kry me Kryekomandantin Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgun Pasha. Romani fillon me vendosjen e trupave osmane përreth kështjellës. Hapësira aty shndërrohet në një kamp me plot tenda, reparte e pajisje të tjera. Ushtria, në fillim bën përpjekje që ti bind kështjellarët të dorëzoheshin. Mirëpo, meqë kjo përpjekje dështon, në Këshillin e saj të luftës kjo ushtri bën organizimin dhe planet që qëllimi ta arrijë me luftë. Sulmet e saj vazhdimisht hasin në rezistencë të madhe të kështjellarëve. Përveq të tjerash, ata mbrohen edhe me rëshirë të valë të cilën ua hedhin ushtarëve turq, nga të cilët me mijra mbesin tëvrarë. Që në sulmin e parë verbohet poeti Sadedin, i cili kishte marrë përsipër ta përjetësojë në vargje ekspeditën turke. Të pasuksesshme dolën planet e shumta, bisedat e pafundta të Këshillit të luftës, konsultimet e njerëzve të ditur si oficerë ushtarakë, astrologë, mjekë (Siri Selimi) e të tjerë. Nuk bëjnë punë as operacionet ndëshkimore për plaçkitjen e për djegien e fshatrave, as hapja e gërmojës që në Kështjellë të hyhej nga poshtë, si gjarpri. Pikërisht kur gërmoja arrin nën kështjellë, kështjellarët e rrënojnë, duke varrosur aty përnjëherësh shumë xhenierë që kishin punuar për hapjen e saj. Nuk ndihmon madje as gjuajtja me topin shkatërues i cili në vend se të godas kështjellën godet turmën e jeniçerëve. Pastaj lloj e lloj përpjekjesh si: për ti helmuar përmes minjëve, për ta gjetur ujësjellësin përmes kalit të etur, në mënyrë që uji të mbaronte dhe ata të dorëzoheshin. Të gjitha këto dështojnë. Sulmi i fundit ku merr pjesë tërë ushtria turke del i humbur dhe Tursun Pashai i zhgënjyer merr helmin dhe vret vetën. Në këtë mënyrë merr fund ekspedita turke dhe ushtarët tërhiqen.

KRONIKË NË GURË

Kronikë në gur është një prej romaneve të hershëm të Ismail Kadaresë. Ndryshe nga letërsia e deriatëhershme për Luftën Antifashiste, e karakterizuar nga dy kampe personazhesh - partizanë e pushtues - ky roman solli një imazh më të ndërlikuar të saj, ku ndërthuren fate ushtrish të huaja të pakteve të ndryshme kundërshtare, fate shtresash të ndryshme brenda për brenda tyre, fate të njerëzve të lidhur vullnetarisht me rezistencën ose të mobilizuar prej komandës, fate të indiferentëve, të sehirxhinjve dhe të kundërshtarëve.
Që lufta ishte një kohë mjaft më e ndërlikuar se ajo që shërbehej prej një tradite letrare skematike; kjo mund të shihet edhe në fatin e një familjeje qytetare në vendin e "kronikës në gur", ku konflikti hyn brenda saj, duke ia tronditur regjimin tradicional. Me këtë roman I.Kadare pasuroi temën e Luftës Antifashiste, duke sjellë një shikim prej fëmije për evokimin e ngjarjeve të saj. Rrëfimi në vetën e fëmijës, në vetën e personazhit që evokon fëmijërinë e autorit, me "pafajësinë" e vet, megjithëse i ka dhënë romanit njëfarë karakteri autobiografik, njëherësh e ka mbrojtur atë prej qëndrimit të kritikës.
Duke qenë vështrimi prej fëmije një vështrim thelbësor në roman, lexuesi e ka të vështirë të dallojë se ku fillon koncepti i arsyetuar i saj e ku mbaron të konceptuarit si lojë.
Në studimin "Subversion kundër konformizmit" një studiues ka këmbëngulur se romani "Kronikë në gur" është një vepër hyjnizuese e Luftës Antifashiste, një "roman komisarësh", dhe se përpjekja e autorit për të hyrë në lëkurën e fëmijërisë së vet nuk është gjë tjetër veçse një procedim letrar për të mbuluar konformizmin. Përkundër këtij mendimi, shumica e studiuesve bashkohen në vlerësimin se "Kronikë në gur" është një vepër atipike në pikëpamjen metodologjike, e shkruar me një liri që tejkalonte kufizimin ideologjk dhe vlerësimin e partishëm për luftën.
Sipas një pjese të studiuesve, "Kronikë në gur", duke pasur këtë vështrim, në fakt sjell tek lexuesi një përqasje psikanalitike frojdiste rreth luftës, ose jetës së qytetit në kohë lufte. "Kronikë në gur" është një prozë me subjekt të reduktuar, gjë jo fort e përshtatshme nga pikëpamja teorike për një letërsi të orientuar.
Me këtë vepër Kadare bëri përpjekjen e parë për t'i dhënë vlerë letrare së zakonshmes, së rëndomtës, madje së shëmtuarës dhe absurdes. "Kronikë në gur" është një vepër e përshkuar nga grotesku. Vështrimi i luftës me sytë e fëmijës i ka dhënë mundësi autorit që t'i shohë ngjarjet dhe personazhet e saj pa ndonjë partishmëri të dukshme.
"Kronikë në gur" përmban vlera të rëndësishme të një letërsie të mirëfilltë etnografike. Tradita e kësaj letërsie në qytetin e Gjirokastrës është më e hershme, ajo afirmohet mirë me botimet e Musine Kokalarit në vitet '40, sidomos me "Siç më thosh nënua plakë" dhe "Sa u tund jeta".

FTESË NË STUDIO

Ftesë në studio” është botuar për herë të parë kur Shqipëria ishte ende komuniste. Libri u dorëzua për shtyp në pranverë të vitit 1990, në prag të ngjarjeve tronditëse, në zhvillimin e të cilave, ai ka luajtur, pa dyshim, një rol. Botuar me një tirazh prej 30.000 kopjesh, vetëm disa muaj para ikjes së autorit nga Shqipëria, kjo vepër nuk arriti të ndalohej veçse përgjysmë. “Ftesë në studio” është një pasqyrë e saktë se gjer ku kishte shkuar mendimi i përparuar shqiptar në fillim të vitit 1990. Për lexuesin e sotëm duket gati e pabesueshme se si një libër i tillë, ku nuk ka asnjë gjurmë robërie, mund të jetë shkruar e botuar në regjimin komunist. Gjatë leximit të veprës lexuesit i krijohet përshtypja se komunizmi ka rënë në Shqipëri. Ndonëse shumë faqe të këtij libri kanë qenë nxjerrë nga shënime të hershme, pjesa kryesore e tij u shkrua në fund të vitit 1989 e në fillim të vitit 1990. Në pranverë të atij viti, pas një letërkëmbimi zhgënjyes me presidentin Ramiz Alia, vendimi për ta lënë Shqipërinë ka qenë shtysa kryesore për ta mbaruar me ngut librin. Ky vendim ka kushtëzuar njëfarë fryme lamtumire dhe ndarjeje nga lexuesi shqiptar, ndarje, që ndonëse përpiqesha ta besoja si të përkohshme, kishte ditë kur më dukej se mund të ishte e gjatë.

DANTJA I PASHMANGSHEM

"Dantja i pashmangshëm ose Histori e shkurtër e Shqipërisë me Dante Aligerin" Sprovë me Autor Ismail Kadare. Shtëpia botuese Onufri, viti 2005. Faqe 80. Në këtë libër Kadare shkruan për Shqipërinë duke iu referuar figurave të mëdha botërore për të shprehur më qartë periudhën së cilës i referohet. Dante Aligieri nuk ishte lidhur vetëm me tmerrnajën tonë. “Komedia hyjnore” e tij ishte, me sa dukej, e vetmja në botë, që rrezatonte po aq fuqishëm edhe zinë edhe dritën.
Pyetjes që Eugenio Montale, në kremtimin e Dantes, ia drejtoi vetes dhe të tjerëve: “Ç’kuptim ka për poetët e sotëm vepra e Dantes?”, poetët e botës i janë përgjigjur e do t’i përgjigjen në mënyra të ndryshme, sipas “gjendjes” së tyre. Natyrisht që Dante Aligieri është gjithmonë Dante, por ka periudha kohe kur ai bëhet dyfish, trefish i tillë.
Kështu, në shekullin e 20-të, atëherë kur dukej se e kishte arritur majën më të lartë të lavdisë e se s’mund të rritej më, pikërisht atëherë në rrafshirën kolosale komuniste, nga Dante që ishte, ai u bë Dydantsh, Tridantsh.
Duke u rrëfyer rrugëtimin e tij të vetmuar në botën e të vdekurve, ai u tregoi sivëllezërve të vet poetë, qofshin ata rusë, shqiptarë, baltikë a kinezë, se gjendja natyrale e shkrimtarit të madh është pikërisht ajo: të udhëtojë i gjallë midis vdekjes. Të pajeta shtrihen përpara tij mbretëritë, vrasësit, tiranët, orizoret, stuhitë, vetë ajri që i prodhon ato. Përbindëshat dhe rreziqet janë rrotull tij, por ai ka një përparësi: ai është i gjallë, ndërkohë që ata s’janë. Ndaj fjalët e Virgjilit “mos u tremb, është një stuhi e vdekur”, përbëjnë formulën e shpëtimit për shkrimtarin.

HAMLETI,PRINCI I VËSHTIRË

“Hamleti, princi i veshtirë”, sprovë nga Ismail Kadare. Për katër shekuj me radhë pyetjet, dyshimet dhe hamendjet nuk kanë reshtur asnjëherë për Hamletin. Shumica e tyre përmblidhen pak a shumë në pyetjen nëse ajo ngjarje që shohim në skenë mbulon një tjetër. Një tjetër që Shekspiri nuk mundte, nuk e lanë apo nuk donte ta thoshte… Një tjetër sporvë e madhe e shkrimtarit universal shqiptar.

ÇESHTJE TË MARRËZISË

Romani "Çështje të marrëzisë" me Autor Ismail Kadare është rikthim në pikën fillestare, rikthim në pikën e nisjes së aventurës kadareane, rikthim në fëmijëri, mu aty ku ka nisur aventurën për gjetjen e një çelësi për shpjegimin e botës. Dhe ashtu siç ndodh me fëmijët, që duke u kuturisur nëpër skuta, zbulojnë hyrjen e një bodrumi ku rri i fshehur një thesar i shumëkërkuar nga të tjerët, kështu ndodh edhe me Kadarenë: mu këtu, në fëmijëri ai gjen çelësin e shpjegimit të botës. “Bota është e marrë” - zbulon Kadare. Dhe e vetmja e vërtetë për shpjegimin e saj është marrëzia. Por kjo e vërtetë e thjeshtë nuk mund të zbulohet me asnjë nga instrumentet e njohjes që ka shpikur njerëzimi, me asnjë nga teoritë, ideologjitë, apo kuturisjet e marra nëpër botë. Ajo zbulohet vetëm me naivitetin e fëmijës. Vetëm syrit të pafajshëm fëmijëror i zbulohet e vërteta e madhe. Dhe e vërteta e madhe e botës është marrëzia.
Në këtë këndvështrim, romani “Çështje të marrëzisë” është njëherësh kthim nga një aventurë dhe rinisje drejt një aventure tjetër. Pasi na ka joshur me aventurën e tij nëpër botë, Kadare me këtë roman na fton në një aventurë tjetër. Madje, vetë romani duket sikur tallet me aventurat e mëparshme. Romani i ngjan në këtë kuptim “Don Kishotit” të Servantesit: një narracion që tallet me rrëfimet kalorësiake pararendëse. “Hani” i Kadaresë është fëmijëria e tij. Prej aty ai niset në eksplorimin e marrëzisë

POSHTËRIMI NE BALLKAN

Poshtërimi i popujve, veçanërisht i popullit shqiptar, shkaqet dhe pasojat që sjell ky fenomen, përbëjnë objektin e librit më të fundit të shkrimtarit të madh Ismail Kadare. "Poshtërimi në Ballkan" e ka titulluar Kadare librin në fjalë, tek i cili personazhet, konfliktet dhe ngjarjet nuk vijnë me anë të figurave letrare, por në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nuk është fjala për një roman, por për një esse, që Kadare ka preferuar ta quajë sprovë. "Poshtërimi i popujve, shkruan Kadare, sjell dy të këqija madhore. E para, e çon popullin viktimë drejt katastrofës. E dyta, e egërson viktimën duke ia shtrajtuar karakterin gjer në atë shkallë sa ta shtyjë drejt shkërbimit të xhelatit të vet". Duke dashur të shtjellojë pikërisht këtë përkufizim, Kadare sjell shembuj konkretë poshtërimi të shqiptarëve. Duke nisur kështu që nga incidenti apo "shpërthimi i pezmit antishqiptar në krahinën e Himarës", më pas "me dyshimet e hedhura mbi prejardhjen e Nënë Terezës" e së fundi, një emision televiziv ku disa përfaqësues të pakicave kombëtare në Shqipëri arritën deri aty sa "kërkuan shpalljen e Shqipërisë si vend shumë-kombësh". Në librin e tij, Kadare argumenton se përse "Shqipëria paraqitet sot si një vend që nuk e duan", "lehtësinë për ta çuar atë drejt otracizmit (veçimit)", "lehtësinë për të shtuar problemet e paqëna" etj.

DARKA E GABUAR

Darka e gabuar është roman i shkrimtarit të madh Ismail Kadare. Është shkruar mes Malit të Robit (Durrës), Luganos së Zvicrës dhe Parisit gjatë verës dhe dimrit 2007-2008. Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një midis mister , është subjekti i romanit të Kadaresë. Ndonëse i bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë, dhe ndonëse i hetuar për një kohë tepër të gjatë, herë haptas e më së shumti, në fshehtësi, e vërteta e darkës ka mbetur ende sot e pashpjeguar plotësisht.
-Ne kete roman behet fjale per ngjarjet ne qytetin e Gjirokastres nga pushtimi nazist deri tek vdekja e Stalinit me 1953. Romani fillon me ardhjen e gjermaneve në Shqiperi , me ç'rast pararoja e tyre goditet ne kufi nga partizanët,gjë qe i zemeron gjermanet , të cilët vendosin ta hedhin qytetin ne ere , mirepo ata ndalin bombardimet pasi qe shohin flamurin e bardhe te cilin nuk dihet se kush e kishte ngritur. Mirepo gjermanët deshirojne hakmarrje per goditjen e pararojes prandaj mbledhin 80 njerez qe ti pushkatojne . Ne kete kohe koloneli gjerman i ngarkuar me detyre per pushtimin e Shqipërise Fritz Wan Schwabe kerkon mikun e tij te universitetit dr.Gurameton e Madh me te cilin kishte kryer studimet. Gurametoja e fton ne darkë në shtëpinë e tij. Ndersa koloneli van Schwabe është në darke te Gurametoja , qytetaret e tmerruar qe sapo ishin qetesuar nga bombardimet nuk mund t'iu besojne veshëve. Ata ende ishin nen shokun e bombardimeve ndersa ndegjojne muzike me ze te larte e cila vjen nga shtepia e Gurametos . Mendimet e para janë se mos është çmendur fare doktori qe ta therrase armikun ne darke , dhe ne qytet perplasen dy rryma , ata qe e konsiderojne Gurameton tradhetar dhe ata qe e perkrahin , mirpo pa filluar thashethemet mire ndodh befasia tjeter : pengjet lirohen . Qytetaret nuk dine se çfare te thone . Ndersa lufta e vertete ishte zhvilluar brenda ne mes Gurametos dhe kolonelit. Por ç'fare u bisedua brenda do te mbetej mister. Pas largimit te gjermaneve vijne komunistet dhe vendoset rendi i ri. Darka mbetet misterioze dhe e pashpjegueshme. Gurametoja arrestohet disa herë . Gurametos i thuren edhe kenge. Njera nder kenget ishte me misteriozja : sipas kenges gurametoja kishte ftuar te vdekurin ne darke . Autori e permend qe ne fillim te librit nje tregim qe ju tregohej femijeve per ti vënë në gjumë : Nje njeri detyrohet qe ta ftoje nje njeri rastesisht per darke , ai ia jep birit te tij ftesen qe t'ia jap ndonje kalimtari te rastit . Mirepo femijen e ze terri ne rruge dhe ai e hedh rastesisht ftesen ne varreza dhe ftesa bie mbi nje varr. Dhe ne mbremje vie ne darke i vdekuri . Ndonese autori e permend rreshqitazi kete tregim ky kalidhje te forta me romanin. Disa dite para vdekjes se Stalinit Gurametoja arrestohet dhe torturohet në Guvën e Shanisase,ne lidhje me darkën qe e beri para 10 viteve Sqarohet nje gjë: Personi qe kishte qene ne darken e Gurametos nuk kishte qene Fritzi sepse ai kishte vdekur 3 muaj para darkes , ai kishte qene nje shok i tij . Së fundmi Gurameton e pushkatojne . Mirepo gjate rruges per tek vendi i ekzekutimit, Gurametoja perpiqet te thote diçka kur kaloi prane varrezave, mirepo kjo zbulohet vetem vite me vone : siç duket ai deshti te thoshte qe ai donte ta hiqte ftesen nga varri , ta hiqte ftesen per darken e cila e kishte marre ne qafe.

E PENGUARA

"E penguara - Requiem për Linda B". Roman me Autor Ismail Kadare. Shtëpia botuese Onufri. Botuar në nëntor 2009. Faqet e librit 216. ISBN: 978-99943-42-48-8
Në pamje të parë, ky libër mund të duket si një roman, ku, veç të tjerash, flitet për nostalgjinë e Tiranës. "Kafe Flora", kryqëzimet e rrugëve rreth sheshit Skënderbe", kopshtet e Akademisë, në ish-pallatin mbretëror, gjethet e rëna parkun përballë hotel "Dajtit". Kjo nostalgji epokash të përzjera për kryeqytetin e vendit, merr një ngjyrim të skajshëm dramatik kur jepet nëpërmjet vizionit të një vajze që e ka të ndaluar të shkelë në kryeqytet. Kjo është "e penguara", vajza tetëmbëdhjetë vjeçare, e cila, ashtu si personazhet antike që ngrihen kundër fatit, përpiqet të kapërcejë pengesën e shtetit.

PASARDHËSI

Pasardhësi është një roman i shkruajtur nga Ismail Kadare.
Romani i Kadaresë sjell në kujtesë historinë e Shqipërisë, historinë e re, kujtesën për një të shkuar të afërme. Si në shumë vepra të tijera të tij, jemi përpara një alegorie të historisë që dashur pa dashur, kthehet në një grilë retorike e nxjerr zbuluar nëvetëdijen e personazhit.
Ende sot, gati një çerek shekulli pas ngjarjes dhe pas rrëzimit të rregjimit, pas hapjes së arkivave e anketimeve të pafundme, misteri ka mbetur krejtësisht i pazbuluar. Duke u nisur nga një ngjarje reale, të cilës i ka dhënë përmasa universale, Kadare, nëpërmjet “Pasardhësit” ka shtuar një përsonazh të ri në familjen e arketipave të mëdhenj të letërsisë botërore: Judës, Agamemnonit, Brutit, Jozef K, etj.
“Pasardhësi” është pjesa e dytë e diptikut i cili lidhet me romanin e parë “Vajza e Agamemnonit” nëpërmjet personazhit kryesor.
Romani është botuar në vitin 2004 dhe është botim i Shtëpise Botuese "55".

JETA,LOJA DHE VDEKJA E LUL MAZREKUT

Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut është një roman i shkruajtur nga Ismail Kadare.
Në këtë roman Kadareja nëpërmjet Lul Mazrekut shpreh realitetin absurd të viteve të fundit të komunizmit në Shqipëri. Luli, një aktor amator, papritur realizon ëndrrën e jetës së tij. Në një kohë të shkurtër ai bëhet pjesë e një drame që për disa është komedi dhe për popullin është tragjedi. Një dramë e padëgjuar ndonjëherë në historinë e njerëzimit. E krijuar dhe e inskenuar nga xhelatët. Padashur Luli bëhët vegël e atij mekanizmi që përdorej për të shtypur jetë njerëzish. Në tërë historinë ai është aktori kryesor dhe si i tille ai mban mbi supe tere peshen e tragjedise, madje edhe vjdekjen…
Romani është bazuar në një histori të vërtetë të cilën Kadareja e ka kthyer në art. Në vetvehte romani është një përmendore dhe nje monument kushtuar viktimave të heshtura që dhanë jetën në kufijtë me botën e lirë. Ata ishin heronjtë e parë të demokracisë që kërkonin të kapërcenin kufijtë dhe të thyenin vargonjë e skllavërisë. Shumë prej tyre mbetën të vrarë në kufirin ëndrrës së tyre dhe emrat e tyre nuk u përmendën kurrë. Askush deri më sot përveç të afërmve nuk ua njeh historitë. Këta heroj janë pa varr, pa histori, pa monumente, pa kujtime, ndaj Kadareja me këtë roman u ka kushtuar një monument shpirtëror me mjeshtërinë e shkrimtarit të madh.Romani është botuar në vitin 2002 dhe është botim i Shtëpisë Botuese "Onufri".

VAJZA E AGAMEMNONIT

Vajza e Agamemnonit është një roman i shkruajtur nga Ismail Kadare.
Në tribunën e festës së 1 majit në Tiranë, njëri prej të ftuarve, ndërsa ndjek parakalimin e turmave, befas, midis pankartave dhe portreteve të udhëheqësve vendas i duket se dallon portretin e “shefit” të dikurshëm grek: Agamemnonit. Një haluçinazion apo rrjedhojë e lodhjes së një njeriu të trishtuar që sapo është ndarë nga e dashura?
Është më tepër se kaq. Shfaqja e portretit bën pjesë në thelbin e ngjarjeve që përshkruhen në këtë roman. Është historia tronditëse e një dashurie që gjendet befas midis ingranazheve të makinës së ftohtë të shtetit.
“Vajza e Agamemnonit” është pjesa e parë e diptikut që pasohet nga “Pasardhësi”, e ajo që i lidh të dy veprat nuk është vetëm personazhi kryesor, a këndvështrimi i tij mbi botën, por ajo lloj alegorie e historisë që në pjesën e dytë të diptikut shndërrohet në intrigë të romanit.Romani është botuar në vitin 2000 dhe është botim i Shtëpisë Botuese "55".

BREZRITË E HANKONATËVE

Breznitë e Hankonatëve është një roman i shkruajtur nga Ismail Kadare. Shtëpia botuese Onufri.
Kur u botua për herë të parë “Breznitë e Hankonatëve” në vitin 1977, bënte pjesë në një përmbledhje me tregime e novela nën titullin e përbashkët “Emblema e dikurshme”, që numëronte shtatëmbëdhjetë shkrime. Njëri prej tyre, në trajtë reportazhi, që synonte të jepte “historinë a kronikën e një uzine”, e quante këtë një punë tepër të vështirë, po të krahasohej me kronikën e një lufte.
Nëntitulli i parë i reportazhit ishte “Bërthamë për një libër”. Madje, duke e shtrirë më tej, përfundonte te mendimi se: “Çdo shkrim duhet konsideruar si bërthama e një libri të ardhshëm, dhe çdo libër si bërthama e librave të tjerë”. Për t’iu përmbajtur këtij detyrimi, që për shkrimtarin do të thoshte premtim për krijimtarinë e tij, kur u botua për së dyti përmbledhja “Emblema e dikurshme” në vitin 1981 kishte gjashtë shkrime më pak. Prej tyre tashmë kishte dalë një libër i ardhshëm, “Ura me tri harqe”, dhe ishte shtuar një novelë e re, “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”. Titulli i kësaj novele, që më pas gjithashtu do të bëhej roman, kishte dalë që te “Breznitë e Hankonatëve” edhe turqisht si Tabir Saraj, edhe shqip si “Pallati i Ëndrrave”.Tani, pas pothuaj një çerekshekulli nga radha e parë, “Breznitë e Hankonatëve” po botohet edhe një herë tjetër, si libër më vete...

TRI KËNGË ZIE PËR KOSOVËN

Tri këngë zie për Kosovën libër me tregime me Autor Ismail Kadare. Shtëpia botuese Onufri.
Fusha e Kosovës nën zhegun përvëlues kishte një dritë të tepërt që të trembte. Nën atë ndriçim të çmendur ndodhnin lëvizjet e trupave, që ata nuk i kuptonin mirë... Ky liber perbehet nga tri tregime : Lufta e vjeter Zonja e madhe dhe Lutje mbreterore. Te trija keto tregime bejne fjale per betejen e Kosoves me 1389.
-Lufta e vjetër
Ketu flitet per betejen e kosoves , pergaditjet dhe ndeshjen e dy ushtrive , dy kulturave , dy religjioneve, asaj ballkanike dhe asaj osmane , prej te cilave njera duhej te patjeter te binte ndersa tjetra do ngritej. Eshte lufta e cila do vendoste fatin e metejme te ballkanit : ballkani ose do te binte dhe do perulej para gjysmehenes , duke i dhene historise nje kah tjeter , ose do te mundte gjysmehenen dhe dote behej zoti vetes. Ballkanasit ne oren me te rrezikshme , ku rrezikohet eksistenca e tyre bashkohen qe ti bejne balle rrezikut qe vinte nga azia , ata frmojne nje koalicion ne te cilin marrin pjese popujt e ballkanit dhe iu dalin para hordhive osmane ne fushen e mellenjave. Ketu edhe fillon tragjedia. Perderisa njera pale ufton per te mbrojtur identitetin e vet , tjetra pale deshiron veq te ngope oreksin e saj duke iu rene ne qafe te tjereve . Beteja eshte e pergjakshme. Osmanet fitojne duke thyer koalicionin por ngjarjet ne kampin osman ishin po aq tragjike : sulltani do perballej me nje perbetim te vezireve te cilet do ia hanin koken atij dhe djalit te tij te madh Jakupit , perderisa Bajazitin e shpallin sulltan. Tragjik do te ishte edhe fati i sulltanit te vrare , gjakundhe organet e tij te brendshme do i varrosnin ne fushbeteje ndersa trupin do e qonin ne Anadoll.
-Zonja e madhe
Ketu flitet per kaosin pas betejes se Kosoves ku ballkanasit te demoralizuar nga humbja do niseshin ne drejtim te nje jete te re , duke ditur se e kishin humbur vendin e tyre...

KUSHËRIRI I ENGJËJVE

"Kushëriri i engjëjve" libër me Autor Ismail Kadare. Shtëpia botuese Onufri, viti botimit 2005. Faqet e librit 80.
Një bashkëbisedim me koreografin francez me origjinë shqiptare Angjelin Prelocaj. Ky libër është dëshmi e mrekullueshme e ndjenjës fisnike që kanë dhe duhet të kenë për njëri-tjetrin talentet e mëdhenj shqiptarë. Ai sfidon shembujt e shëmtuar të smirës dhe të përçarjes, që janë shfaqur vitet e fundit në jetën dhe në kulturën tonë. Nuk janë të paktë pseudointelektualët shqiptarë, që me një zell dhe servilizëm të neveritshëm, përpara të huajve, për ndonjë përfitim meskin, shajnë dhe hedhin baltë mbi vlerat e krijuara nga bashkëkombësit e vet.
Ky libër, i shkruar për publikun francez nga një shqiptar i shquar, për një tjetër shqiptar të shquar, është, veç të tjerash, një akt i lartë moral. Ismail Kadare, në çdo vepër të botuar, të habit sa i lidhur është me rrënjët e këtij vendi, të duket se portreti i tij shikon tërë historinë e këtij kombi dhe të duket se e gjen kudo: në çdo ngjarje e në çdo njeri. Pikërisht edhe në këtë libër gjejmë në përsosmëri forcën e madhe të kulturës të transmetuar nga barku i nënës shqiptare te djali i lindur në dhé të huaj e që ruan virtytet, shpirtin e gjenezën e të parëve të tij. Procesi krijues i koreografit është i ndryshëm nga ai i krijuesve të tjerë. Lënda e parë e tij është njeriu, me ndjenjën e trupin e tij dhe, kjo krijimtari, vlerën më të madhe e ka në kohën e ekzekutimit, kur transmeton emocionet drejtpërsëdrejti te shikuesi: pikërisht në forcën e këtij emocioni, që shpesh është e paharruar, qëndron madhështia e koreografit.

DIALOG ME ALAIN BOSQUET

Dialog me Alain Bosquet bisedë, Autori Ismail Kadare. Shtëpia botuese Onufri.
Alain Bosquet - Çdo dialog nuk është i plotë. Çdo rrëfim i një shkrimtari nuk do të kishte vlerë nëse nuk do të pyetej përfytyrimi i tij, pra, aftësia e tij për të fantazuar. Letërsia përbëhet prej hovesh, megjithëse të kontrolluara e të ruajtura, por jo prej bravash apo çelësash.
Libri juaj i parë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, shkruar më 1960, kur ju ishit njëzet e katër vjeç, u botua në frëngjisht më 1970. Ai tregon shumë më tepër, sesa ajo që lexohet. U poq në mijëra ndërgjegje dhe është tërësia e vazhdimësive të tyre psikike, estetike e, ndoshta, sociale. Në këtë bisedë nuk kemi ndër mend që të gjejmë një të vërtetë të vetme, por të pohojmë se të vërtetat e tij janë të shumta, madje kontradiktore. Nuk besoj se biografia apo gjeografia do t’i mjaftonin atij për të dhënë një bazë shpjeguese. Në çdo parabolë një vend të rëndësishëm zë dykuptimshmëria. Ç’do të ishte, në fund të fundit një libër pa dykuptimshmëri? E hasim atë tek “Hamleti”, te “Berenisa” e Rasinit, te “Fausti” i Gëtes e më vonë te “Procesi” i Kafkës, apo në veprat e Bulgakovit...
Le të hidhemi, nëse dëshironi, në morinë e pyetjeve që do të marrin përgjigje, gjithë duke pranuar njëkohësisht që përgjigje të tjera janë ose të dëshiruara, ose po aq mashtru-ese. Në një anketë, tradita kërkon t’i drejtohemi fëmijërisë së atij për të cilin bëhet fjalë. Është një metodë si të tjerat për të arritur një lloj objektivizmi...
Ismail Kadare - Kam folur gjerësisht për fëmijërinë time në librin “Kronikë në gur”. Megjithatë, diçka mund të shtoj. Jam nga një familje e vjetër e Gjirokastrës, dhe një nga gjërat e para që më ka habitur në fëmijëri ishte kundërtia midis shtëpisë sonë të madhe trekatëshe dhe jetës tepër modeste që bënim. Im atë ishte një nëpunës fare i thjeshtë, postier gjyqi (në vendin tonë kjo nuk kishte kuptimin e huissier), megjithatë, duke qenë djalë i vetëm i një dere të vjetër (tek ne, si kudo, i jepnin rëndësi kësaj), ai u martua me një vajzë të pasur. Nëna ime ishte vajza e një gjykatësi, që ishte njëkohësisht pronar tokash dhe i disa dyqaneve në qytet. Megjithatë, edhe pas martesës, im atë mbeti postier, madje me kalimin e viteve, jeta jonë keqësohej vazhdimisht. Në këtë kohë të turbullt (fillimi i viteve ’40), kur në Shqipëri frynin erëra fashiste e komuniste, ku ndihej se lufta civile do bënte kërdinë dhe ku ndihej fillimi i epokës komuniste, fjalët “i pasur” e “i varfër” merrnin një ngarkesë të rëndë, që shpesh përcaktonin në mënyrë fatale fatin e njeriut, skajimin e tij në jetë dhe, pa dyshim, karakterin e tij. Unë u rrita në një familje ku ishin thyer të gjitha klishetë e njohura...

PYLLI I THYER

Prilli i thyer është një libër nga Ismail Kadare që është publikuar në vitin 1980. Ky libër ka për temë besën, gjakmarrjen dhe kanunin në pjesën veriore të Shqipërisë. Personazhi kryesor, Gjorgu, detyrohet të hakmerret për shkak se këtë e kërkon kanuni i pashkruar që është përdorur me shekuj në vendin ku ai jeton. Në Brazil ky libër është filmatizuar, dhe mori titullin "Prapa Diellit" (anglisht: Behind the Sun). Libri është përkthyer në dhjetëra gjuhë të botës. Në anglisht ky quhet "Broken April".

URA ME TRI HARQE

Ura me tri harqe është një roman i shkruajtur nga Ismail Kadare.
Por në qendër te “Ura me tri harqe” gjendet një baladë, dhe ishte me e urtë të përqëndrohej vëmendja mbi ndërtimin e ngrehinës e shfaqjen e njëkohshme të legjendës. Për t`ia arritur këtij qëllimi, Ismail Kadareja zgjedh tonin e kronikës dhe vë në punë të veçantë, murgun Gjon. Nën zhgunin e tij është fshehur personazhi i vërtetë, ekliziastiku Gjon Buzuku,që, në vitin 1555, shkroi librin e parë në gjuhën shqipe “Mesharin”. Ismail Kadareja murgun Gjon, që me këtë analogji bëhet simbol i “shqiptarisë”, e bën të jetojë dy shekuj para Buzukut. Jemi rreth vitit 1378.
privacy_tip Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
power_settings_newLogin to reply