Angazhimi intelektual çon në marrje të tepërta të kalorive Angazhimi_intelektual_con_ne_marrje_te_teperta_te_kalorive
Një grup shkencëtarësh ka matur sasinë e ushqimit të konsumuar tek 14 studentë pas secilës prej tre detyrave: qëndrim pushues, lexim teksti dhe zgjidhje e testeve në kompjuter, dhe ka vërtetuar se angazhimi mendor çon në konsumim të tepruar të kalorive.

45 minuta pas përfundimit të detyrave, secili student ka mundur të hajë sa ka dëshiruar. Edhe pse shkencëtarët më herët kishin vërtetuar se puna intelektuale kërkon vetëm 3 kalori më shumë se sa qëndrimi relaksues, studentët kanë marrë 203 kalori më shumë pas leximit të teksteve, respektivisht 253 kalori më shumë pas zgjidhjes së testeve, krahasuar me ushqimin e konsumuar pas qëndrimit ulur.

Mostrat e gjakut të marra para, gjatë dhe pas kryerjes së detyrave, kanë zbuluar se angazhimi intelektual shkakton një luhatje më të madhe të nivelit të sheqerit në gjak dhe insulinës, që nxit konsumimin më të madh të ushqimit, thonë shkencëtarët.