Piperina rregullon disponimin Piperina_rregullon_disponimin
Piperina është alkaloidi kryesor i piperit të zi, të cilit edhe i vishen shumë efekte farmakologjike, si antiinflamator, alangjetik ndërsa parandalon edhe të thatin në stomak.

Hulumtimet e reja laboratorike në minj ia përshkruajnë kësaj substanceje edhe një efekt të rëndësishëm, atë antidepresiv. Gjatë eksperimenteve është vërejtur përmirësim i funksioneve konjitive (njohëse).

Por, para se në treg të paraqitet ushqimi funksional me piperin për disponim të mirë, duket të bëhet edhe disa hulumtime shtesë, pasi disa studime të tjera, të zhvilluara po ashtu në kafshë eksperimentale, kanë treguar se piperina mund të jetë edhe toksike për sistemin reproduktiv mashkullor.