5 vjet nga dergimi i Robotit te pare ne Mars NASA_shenon_5_vjetorin_e_dergimit_te_robotit_te_pare_ne_Mars
Agjencia amerikane e hapësirës NASA shënoi 5 vjetorin e uljes së robotit Spirit në Mars që nga hera e parë që ky robot preku planetin e kuq me 3 janar 2004.

Roboti “Oportjuniti” u ul në Mars 21 ditë më vonë. Dy robotët ishin parashikuar të funksiononin vetëm për tre muaj në mjedisin e ashpër të planetit Mars, por ata ende vazhdojnë të funksionojnë dhe transmetojnë të dhëna tek shkencëtarët në tokë. Administratorët e misionit thonë se dy robotët kanë përshkuar mbi 21 kilometra nëpër planetin Mars dhe kanë dërguar rreth 250 mijë imazhe në tokë. /qik/