Amy Winehouse i rikthehet burrit Amy_Winehouse_i_rikthehet_burrit
Ylli i muzikës pop, Amy Winehouse, raportohet se planifikon tё rikthehet me burrin Blake Fielder-Civil.

Amy, e cila aktualisht është në pushime në Karibe, raportohet se ka biseduar me Blake gjatë Krishtlindjes dhe dyshja janë pajtuar t’i japin një shtytje tjetër martesës së tyre.

“Pas një muaji ndarje, Amy ka vendosur ta rikthejë Blake. Ajo thotë se dhurata më e mirë për Krishtlindje do të jetë ta ketë burrin e saj në shtëpi për të mirë, ka thanë një burim për Daily Mirror.

“Ai ka qenë inspirim për hitin ‘Back to Black’, dhe të qenit të ndarë e ka bërë Amyn të kuptojë se sa shumë e dashuron atë, ka shtuar burimi.