Të vjella Turbullim Shije e metaltë në gojën tuaj Therje e gjinjve Ndryshim i përmasave të gjinjve (zmadhim) Dhembje në stomak Lodhje Kapsllëk Urinimi i shpeshte Ulje e dëshirës për kafe ose ushqime të ndyrshme. Për disa nga femrat këto simptoma janë të njohura , pasi ato kanë lindur më parë, por për disa simptoma të tilla nuk asociojnë në asgjë, deri atëherë kur e kuptojnë që "nuk janë vetëm" edhe atë në vizitë te gjinekologu. Në disa raste një lajm i tillë është realizim i një ëndrre , në disa të tjera është diçka fatale. Për të mos e kuptuar vonë nëse jeni shtatzënë sigurohuni që në organizmin tuaj nuk i keni vërejtur këto ndryshime.

Kur duhet të bëni testin?

Testet që zakonisht i përdorim në shtëpi mund ti përdorim që nga dita e parë e vonesës së ciklit menstrual. Përdorimi i tyre është i thjeshtë . Ju urinoni në një gotë plastike , vendosni shkopin nga plastika në gotë , shkopi ndryshon ngjyrën ne kontakt me hormonet qe gjenden në urinë. Ju thjeshtë duhet ti lexoni mirë, dhe tu përmbaheni udhëzimeve që gjenden brenda në paketimin e testit , dhe të pritni për rezultatet. Nëse jeni skeptike në saktësinë e këtyre testeve duhet të vizitoni gjinekologun , edhe pse ato janë shumë të sakta, nëse ju i jeni përmbajtur udhëzimeve.