Rritja, qetesia riprodhimi dhe shumë procese te tjera, karakteristike te bimet, lidhen ngushtë me mjedisin e jashtem dhe faktore te brendshem. Hormonet bimore luajnë një rol te rëndësishëm. Hormonet bashkerendojne zhvillimin dhe veprimtarine metabolike te indeve të ndryshme te bimes duke shfaqur veprimin e tyre edhe ne sasi shumë te vogla.
Termi hormon, do të thotë nxitje. Por është vënë re se dhe disa hormone kanë veprim frenues..

Auksinat: Duke studiuar procesin e rrotullimit te bimezave të reja nën veprimin e drites ose fotosintezes, u vu re se ato perkulen kryesisht ne majen meristematike te filizit..
Kjo shkaktohej nga një ngacmues kimik qe vinte nga maja e filizit. Ky nxites kimik është pikërisht auksina..
Kur auksina zbret nga maja meristematike e bimes e shpërndahet njelloj ne gjithë bimen, bima rritet drejt e pa perkulje..
Auksina shkakton rritje me te shpejte ne ato pjesë te bimes ku ndodhet më me shumicë.
Ne rrenjet e bimes auksina ka rol frenues.

Citokininat: Janë hormone qe shkaktojne ndarjen qelizore " Citokinezen", prandaj u quajtën dhe citokinina.

Giberelinat: Shkak për zbulimin e këtyre hormoneve u be studimi për te gjetur shkakun e një semundjeje te bima e orizit. Bima rritej shpejt por mbeteshin te holla e rrezoheshin lehtë.
Shkaktar i semundjes ishte një lende kimike e prodhuar nga një kerpurdhe qe prekte bimezat e reja. Nisur nga emri i kësaj kerpurdhe Gibberella fujikuroi, substancat qe prodhoheshin prej saj e te tjerat te ngjashme ne veprim me te, u quajtën giberelina.
Kur bime te shkurtra trajtohen me giberelina, ato arrijnë gjatesi normale.
Mendohet se te bimet e shkurtra mungon gjeni i nevojshem qe kushtezon prodhimin e giberelinave.
Giberelinat përdoren për te shpejtuar mbirjen e farave si dhe për te shpejtuar rritjen ne lartesi te bimeve.

Acidi Abscisik: mendohet qe te jetë hormoni qe ndikon ne rënien e gjetheve.
Renia e gjetheve shkaktohet nga formimi i një indi tape ne vendin ku gjethja takohet me kerzellin. Ky ind pengon transportimin e ushqimit dhe ujit për ne gjethe dhe nga gjethet.. Kështu gjethet thahen e bien.
Ky acid luan rol dhe ne mbylljen e gojezave kur ka mungese uji.

Etileni:Është hormoni qe nxit pjekjen e frutave.