Islandë
Çdo të premte gjatë këtyre javëve, mijëra persona kanë sfiduar të ftohtin e madh për të protestuar në sheshin jashtë parlamentit islandez në Rejkjavik. Nuk bëhet fjalë për protestën e ndonjë grupi apo partie politike, por pikërisht për banoret të cilët shprehin zemërimin e tyre ndaj qeverisë dhe krizës financiare aktuale. Ky ishull i vogël shtet, me një popullsi mbi 300 mijë banorë, është quajtur më parë si një mrekulli financiare e botës. Shoqëria islandeze është rritur duke u bërë e para në nivel botëror, por ka nisur që të marrë borxhe në shuma miliardash nga dy prej bankave më të mëdha ruse. Në momentin që kriza u rrit, banka islandeze nuk mundi të kthejë borxhin e marrë në kohën dhe shumën e duhur. Bankat tashme janë shtetëzuar duke çuar vendin në falimentim. Muajin e kaluar taksa e të ardhurave u rrit, duke arritur deri në 2 për qind, ndërsa mendohet se në pranverën e ardhshme ajo do të shkojë deri në 10 për qind.
Jeta më e vështirë
Lara Omarsdottir nga shtëpia e saj në Mosfellersbaer, gati 11 kilometra larg nga kryeqyteti Rejkjavik, është në një qetësi të fortë. Me pese fëmijë, familja e saj tashmë duket se e ka humbur zhurmën e zakonshme. Zbukurimet e para që vijnë për pemën e Vitit të Ri, duket se tashmë këtë vit do të bëhen më vonë se kurrë më parë. Ajo sapo ka marre rrogën e dy muajve të fundit, nga media ku punon në Islandë për gazetën më të madhe të vendit. Burri i saj, Hauker Olavsson, një menaxher për një shoqëri kompjuterash, i është dhënë rroga e fundit që pas largimit të tij nga puna, fill pas falimentimit të kompanisë në muajin tetor. Ata tashmë kanë nisur të ekonomizojnë. Jeta ka nisur të bëhet për ta tashmë vërtet e vështirë.
Mrekullia kthehet në mirazh
Lara tashmë po sheh se si Islanda nga një mrekulli ekonomike botërore, po kthehet në fillimet e shekullit të 20-të. “Nuk e kam menduar kurrë. Me dukej sikur asnjëherë nuk kishim për të humbur dhe se çdo gjë tashmë duket e bukur për atë që ka qenë më parë”, thekson ajo. “Jemi në gjendje të jetojmë në këtë mënyrë deri në muajin Prill ose Maj të vitit të ardhshëm. Nëse gjërat nuk përmirësohen, do të duhet të largohemi nga vendi. Ndoshta do të shkojmë në Norvegji. Duhet të ushqejmë fëmijët dhe veten. Nëse nuk do të gjejmë dot një punë këtu, atëherë diku tjetër do të ketë një vend edhe për ne”. Geir Haarde, kryeministri i Islandës, shpjegoj se situata financiare do të jetë mjaft e vështirë, por nga fundi i vitit 2009 dhe fillimi i vitit 2010 çdo gjë do të nisë të përmirësohet sërish. /hermes/