The Old Illyrians
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net


The Old Illyrians
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

The Old Illyrians
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

The Old Illyriansidentifikimi

aLbanian Forum and Portal


descriptionTashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve EmptyTashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve

more_horiz
Del Bosque sot prezantohet si përzgjedhës i ri i Spanjës?

Mediat spanjolle kanë përcjellë lajmin e se ish-trajneri i Real Madridit, Vicente del Bosque, sot do të caktohet në detyrën e përzgjedhësit të ri të kombëtares spanjolle.
AS ka shkruar se sot, bordi i Federatës Spanjolle të Futbollit ka takim në të cilin do të merret vendimi për emërtimin e Vicente del Bosque për trajner të ri të Spanjës.

Ish-trajneri i Real Madridit, do të vijë në stolin e Spanjës pas propozimit të presidentit të federatës, Angel Villar, dhe do të pasojë Luis Aragones, i cili pas triumfit në Euro 2008, kaloi në radhët e Fenerbahces.

Del Bosque thuhet se do ta drejtojë Spanjën për dy vjet, saktësisht deri në fund të Kampionatit Botërorë, që luhet në Afrikën e Jugut në vitin 2010. Pritet që Del Bosque të prezantohet para mediave gjatë të enjtes.

descriptionTashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve EmptyRe: Tashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve

more_horiz
Mutu i kënaqur me Fiorentinën e “re”

Përfaqësuesi i kombëtares rumune, Adrian Mutu, mbrëmë ka arritur në Itali për t’iu bashkuar ekipit të tij dhe ka thënë se vërtetë i pëlqen Fiorentina e re.
Sulmuesi rumun, pas një sezoni të shkëlqyeshëm, këtë verë është cak i shumë ekipeve italiane. Megjithatë negociatat për kontratë të re dhe refuzimi i presidentit të klubit për t’u përgjigjur në kërkesat e sulmuesit, mund të shkaktojnë pakënaqësi tek Mutu si dhe kalimin e tij në Romë.

“Do të shkoj ta kryej punën time. Në mëngjes duhet t’i kryej testet mjekësore dhe pastaj, pasdite t’i bashkohem ekipit në stërvitje. Më pëlqen Fiorentina e re, por do të shohim se s’i do të duket kjo në fushë”, ka thën Mutu.

descriptionTashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve EmptyRe: Tashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve

more_horiz
Një klub nga Uzbekistani pohon se ka marrë Eto’on


Ueb faqja zyrtare e futbollit aziatik, ka shkruar se Kuruvchi, çerekfinalist i Ligës së Kampionëve të Azisë, nga Uzbekistani, ka nënshkruar me yllin e Barcelonës, Samuel Eto’o.
Klubi uzbek pohon se ka marrë Samuel Eto’on si huazim për gjashtë muaj, i cili do të mbulojë garën çerekfinale të Ligës së Kampionëve të Azisë, kur ky ekip do të ndeshet me kundërshtarin e radhës, ekipin Saipa nga Irani.

“Sulmuesi do të arrijë në Tashkent më 17 korrik dhe do të luajë në pjesën e dytë të kampionatit të ligës në Uzbekistan”, thuhet në deklaratë.

Ndeshja e parë e Eto’o, sipas këtij sajti zyrtar, do të jetë për Kupën e Uzbekistanit, më 22 korrik, kundër ekipit Dynamo Samarqand.

Edhe klubi, pas emaileve të shumta, ka pohuar dy herë në ueb faqen e vet se është e vërtetë ardhja e Eto’o.

Faqja zyrtare e klubit:
http://www.pfc-kuruvchi.com/eng

descriptionTashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve EmptyRe: Tashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve

more_horiz
Agjenti: Arsenali është opsioni më i mirë për Arshavin

Agjenti i mesfushorit të ekipit rus Zenit St Petersburg, Andrei Arshavin, thotë se ylli i kombëtares ruse favorizon një kalim tek Arsenali.
Dennis Lachter, ka thënë për Sky Sports se klienti i tij është një adhurues i madh i trajnerit francez.

“Situata e stabilizuar në klub dhe ndikimi i Arsene Wenger tek Arsenali si dhe në futbollin anglez është i madh. Mendoj se kjo është një avantazh. Nëse Arsenali transferon Arshavin, mund të jetë vërtet mirë për të dyja palët”, ka thënë agjenti.

“Arsenali është ekip i ri dhe Arshavin është 27 vjeçar. Ky është një kombinim i lojtarëve të rinj dhe të vjetër, ata shfaqin një futboll sulmues”, ka shtuar agjenti.

Lachter po ashtu ka thënë se mungesa e përvojës së menaxherit të ri të Barcelonës, Pep Guardiola, mund të jetë një arsye që Arshavin të mos transferohet në Camp Nou.

“Guardiola ka qenë një lojtar i shkëlqyeshëm, por askush nuk e din se çfarë menaxheri është ai”, ka përfunduar agjenti i Arshavin.

descriptionTashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve EmptyRe: Tashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve

more_horiz
Galliani udhëton në Barcelona

Mediat italiane kanë shkruar se zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka udhëtuar sot në Barelona për të kompletuar transferimin e stërzgjatur të Ronaldinhos.
Atë çfarë ka shkruar dje gazeta braziliane O Globo, sot u realizua, dhe Ronaldinho mungoi në stërvitjen e parë të katalanasve. Braziliani sot nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e parë të ekipit spanjoll nën drejtimin e trajnerit të ri, Josep Guardiola.

Mediat italiane shkruajnë se Galliani tashmë ka udhëtuar për në Barcelona, ku sot duhet të takohet me brazilianin si dhe me drejtorin sportiv të klubit spanjoll, Txiki Begiristain, në tentim për të kompletuar transferimin.

Rosonerët ndoshta kanë një ofertë më inferiore në krahasim me Cityn, por dëshirë e vet lojtarit është që të transferohet në Itali, në vend të Anglisë. Megjithatë, sipas informatave nga Spanja, Barcelona nuk do ta lejojë largimin e Ronaldinho për një shumë të vogël të parave.

descriptionTashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve EmptyRe: Tashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve

more_horiz
Agjenti i Villas pret marrëveshje të re nga Valencia

Agjenti i sulmuesit spanjoll David Villa, ka thënë se klienti i tij është i gatshëm të mbetet në Valencia, nëse klubi i ofron atij kontratë të re.
Mediumet spanjolle kanë publikuar se David Villa dhe agjenti i tij Jose Luis Tamarago, mbrëmë kanë arritur në Valencia për dy arsye.

Në radhë të parë sulmuesi duhej të takohej me stafin mjekësor, për të parë përmirësimin e lëndimit të fituar gjatë kampionatit evropian, Euro 2008. Pastaj, Villa së bashku me agjentin e tij janë takuar me presidentin e ri, Juan Villalonga.

“Villa dëshiron të mbetet në Valencia, por nëse klubi e plotëson premtimin të cilin e ka dhënë, do të jetë edhe më mirë”, ka thënë Tamargo për As.

Sulmuesi spanjoll aktualisht merr pagë prej 1.8 milionë eurosh në sezon, ndërsa ka pohuar se ka marrë premtim për marrëveshje të re, sipas së cilës do të fitojë 3 milionë euro

descriptionTashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve EmptyRe: Tashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve

more_horiz
Ferguson: Jo më shumë se 31 milionë për Berbatov

Ekipi i Manchester United, së shpejti do të bëjë ofertë prej 31 milionë eurosh (25 milionë funte) për shërbimet e Berbatov, me paralajmërimin se kjo do të jetë edhe e fundit.
Mirror ka shkruar sot se Manchester United në 48 orët e ardhshme do të bëjë ofertë të re për shërbimet e sulmuesit bullgar, e cila është e oferta e fundit për të.

Ferguson është në përcjellje të Dimitar Berbatov tashmë një vit, por çmimi i lartë, prej 37.5 milionë eurosh, të cilin e kërkon menaxheri i Tottenham, Juande Ramos, e pengon Berbatovin ta realizojë ëndrrën e tij dhe të transferohet në Old Trafford.

Sipas Mirror, edhe pse oferta e Manchesterit nuk i plotëson kërkesat e Ramos, ai pritet të vendosë për shitjen e tij.

descriptionTashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve EmptyRe: Tashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve

more_horiz
Prandelli parashikon triumf të Milanit në Serie A

Duke folur për emisionin sportiv La Domenica Sportiva të televizionit italian, trajneri i Fiorentinës, Cesare Prandelli, ka parashikuar një rikthim të Milanit në krye të Serie A.
Trajneri i Fiorentinës ka thënë se Milani do të jetë një konkurrent serioz për të fituar skudeton e këtij viti, pas dështimit në sezonin e kaluar.

“Ne jemi të koncentruar në sulm. Sa për Milanin, Ancelotti do të duhet të zgjedhë cilin e preferon, Ronaldinhon apo Adebayorin”, ka thënë Prandelli.

“Seedorfi? E shoh atë duke realizuar rolin e menaxherit, pasi që kur ai flet, duket se është mjaft i shquar. Ai do të ishte një drejtor i mirë sportiv, ai e njeh mirë futbollin dhe bën vrojtime inteligjente”, ka shtuar Prandelli rreth mesfushorit të Milanit.

“Milani është një ekip i madh dhe ata do të dëshirojnë ta fitojnë skudeton. Mendoj se ata do të jetë konkurrentë të mëdhenj për titullin”, ka përfunduar Prandelli.

descriptionTashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve EmptyRe: Tashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve

more_horiz
Dida i vendosur të jetë portieri i parë i Milanit

Portieri brazilian Nelson Dida, është i vendosur të rikthejë statutin e tij të portierit të parë tek ekipi i Milanit.
“Kurrë nuk e kam pasur të garantuar vendin e parë që në fillim të sezonit dhe, mbi të gjitha, kurrë nuk e kam kërkuar. E rëndësishme për mua është të jem fizikisht i gatshëm. Mendoj se mund ende mund të kontribuoj shumë për këtë ekip, në varësi prej shëndetit tim”, ka thënë Dida.

“Do ta filloj sezonin me dëshirën për të rikthyer vendin tim dhe të siguroj besimin e çdokujt në aftësitë e mia. Pastaj, do t’ia lë trajnerit të vendosë”, ka shtuar braziliani.

descriptionTashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve EmptyRe: Tashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve

more_horiz



Cana shёnon nё fitoren e Marseillet

Kapiteni i Olimpique Marseillet, shqiptari Lorik Cana, ka shёnuar gol nё fitoren prej 2-0 tё Marseillet nё ndeshjen miqёsore pёrballё ekipit zviceran Neuchatel Xamax.
Goli i Canёs erdhi nё fund tё pjesёs sё parё tё ndeshjes (45’). Mё herёt gol kishte shёnuar edhe Djibril Cisse, nё minutёn e 17-tё tё lojёs.
Lorik Cana edhe kёtё vit pritet tё jetё kapiten i Marseillёs, pasi qё vitin e kaluar e udhёhoqi ekipin drejt kualifikimit pёr nё Ligёn e Kampionёve, pas pёrfundimit nё vendin e tretё tё tabelёs sё Ligue 1.
Tashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve Lorikcana03

descriptionTashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve EmptyRe: Tashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve

more_horiz
Vazhdon 'loja': Ronaldinho në Manchester City?

Televizioni spanjoll Televisió de Catalunya, që ka raporte të shkëlqyeshme me udhëheqjen e Barcelonës, ka përcjellë lajmin se Ronaldinho do të shkojë në Manchester City dhe jo në Milan.
Lajmi është konfirmuar edhe nga sportivja katalanase “Sport”. Sipas tyre, braziliani është pajtuar të kalojë në ekipin e Premierligës pas disa refuzimeve.

Në arkën e Barcelonës do të futen plot 32 milionë euro, që është më shumë se dyfishi i shumës që është në gjendje të ofrojë konkurrenti kryesor, Milani.

Nga Barcelona i kanë dhënë afat prej 48 orësh Milanit që të përmirësojë ofertën, përndryshe Ronaldinho do të transferohet në Angli.

descriptionTashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve EmptyRe: Tashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve

more_horiz
Kaka: Ronaldo tash është numër një

Superylli i Milanit, Kaka, beson se mesfushori i Manchester United, Cristiano Ronaldo është favorit për të fituar çmimin e Lojtarit të Vitit.
“Besoj se kandidati numër një është ende Cristiano Ronaldo, pas gjithë asaj çfarë bëri dhe fitoi Ligën e Kampionëve me Manchester United”, ka thënë Kaka për sportiven italiane Gazzetta dello Sport.

Por, Kaka nuk e përjashton edhe veten që të fitojë këtë çmim edhe këtë vit. “Për mua ka përpara edhe një gjysmë sezoni, andaj le të shohim”, ka shtuar Kaka.

descriptionTashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve EmptyRe: Tashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve

more_horiz
Eto’o dhe 10 milionë euro për Adebayor

Sportivja spanjolle Sport, ka shkruar se ekipi i Barcelonës është duke përgatitur të ofrojë sulmuesin kamerunas Samuel Eto’o si dhe 10 milionë euro, për të marrë shërbimet e sulmuesit të Arsenalit, Emmanuel Adebayor.
Barcelona është tashmë një muaj në bisedime për shërbimet e Adebayor, por katalanasit nuk munden të arrijnë zgjidhje me topçinjtë për shumën e dëmshpërblimit të sulmuesit.

Sport ka shkruar se drejtuesit e Barcelonës ende besojnë se mund ta realizojnë transferimin. Për këtë qëllim, Barca është duke përgatitur ofertë të re për shërbimet e sulmuesit nga Togo, dhe do të ofrojë sulmuesin Samuel Eto’o dhe 10 milionë euro shtesë.

Vlera e Eto’o është afro 30 milionë euro, ashtu që kjo ofertë do të jetë e barabartë me çmimin që Wenger kërkon për sulmuesin dhe që kap vlerën e 40 milionë eurove.

descriptionTashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve EmptyRe: Tashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve

more_horiz
Flamengo arrin marrëveshje me Ronaldon

Klubi futbollistik brazilian, Flamengo, ka zbuluar se ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Milanit, Ronaldon.
“Kemi arritur një marrëveshje me agjentin e lojtarit. Sapo ai të shërohet nga lëndimi, ne do të ulemi në tavolinë dhe do t’i kompletojmë të gjitha dokumentet”, ka thënë presidenti i klubit Marcio Braga.

“Stafi mjekësor i Flamengos është i angazhuar rreth përparimit të tij fizik. Ronaldo do të jetë prioriteti kryesor i klubit”, ka shtuar Braga.

descriptionTashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve EmptyRe: Tashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve

more_horiz
Adriano ofrohet në shkëmbim të Lampard?

Sipas mediave braziliane, ekipi i Interit do të dërgojë një ofertë të re në tavolinën e Chelseat, në kërkim të shërbimeve të mesfushorit Fank Lampard, në të cilën ofertë do të përfshihet edhe sulmuesi brazilian Adriano.
Interi tashmë i ka përcaktuar kushtet me Lampard, por Chelsea nuk dëshiron të dëgjojë për shitjen e tij. Blutë janë të gatshëm ta detyrojnë Lampard ta realizojë kontratën e tij deri në fund, edhe pse verën e ardhshme ai mund të largohet pa asnjë dëmshpërblim.

Por, sportivja braziliane O Globo, ka publikuar se Lampard që këtë verë do të kalojë në qytetin e Milanos, pasi që dy ekipet tashmë kanë gjetur kompromis. Sipas kësaj gazete, nerazurët kanë ofruar 12.5 milionë euro si dhe sulmuesin Adriano, për të marrë shërbimet e Lampard.

Adriano do të arrinte në Stamford Bridge si alternativë për Didier Drogban dhe zëvendësim për Andrei Shevchenkon, i cili është afër rikthimit në Milan.

descriptionTashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve EmptyRe: Tashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve

more_horiz
Totti i gatshëm të rikthehet në kombëtare

Francesco Totti e ka lënë të hapur derën për t’u rikthyer në përbërjen e Italisë, pas rikthimit të Marcelo Lippit në detyrën e përzgjedhësit të azurëve.
Pas triumfit në Kampionatin Botërorë 2006, Totti u tërhoq nga kombëtarja me arsyetimin se nuk ishte fizikisht i përgatitur të përgjigjet edhe në kërkesat e kombëtares edhe të klubit.

“Lippi ka thënë diçka që është tërësisht e vërtetë. Kam një raport të shkëlqyeshëm me të dhe një respekt të madh të përbashkët, si në fushë po ashtu edhe jashtë saj. Shpesh dëgjohemi përmes telefonit”, ka thënë Totti.

“Tash kur ai është caktuar trajneri i Italisë, do të duhet ta vlerësoj mirë të gjithë situatën. Nuk kam biseduar me të për kthim në kombëtare, por jam i sigurt se në të ardhmen kjo do të ndodhë”, kas shtuar kapiteni i Romës.

descriptionTashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve EmptyRe: Tashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve

more_horiz
Milan arrin marrëveshje me Ronaldinhon?!

Mediat italiane kanë përcjellë lajmin se ekipi i Milanit ka arritur marrëveshje dyvjeçare me superyllin brazilian, Ronaldinho.
Gazzetta dello Sport ka publikuar se Ronaldinho dhe vëllai i tij Roberto de Asis, mbrëmë janë pajtuar të nënshkruajnë me Milanin, sipas së cilës gazetë braziliani do të mbetet në San Siro deri në vitin 2010 dhe do të ketë pagë vjetore prej 6.5 milionë euro.

Kjo është shuma të cilën Ronaldinho e merr edhe në Barcelona dhe tash pritet që Galliani ta caktojë dëmshpërblimin për klubin spanjoll. Barcelona e ka zvogëluar shumën e kërkuar nga 35 në 25 milionë euro, por Milan insiston se nuk do të japë më shumë se 15 milionë euro.

Pritet që Galliani së shpejti të udhëtojë në Barcelona dhe të përpiqet t’i bindë drejtuesit e klubit katalanas ta lirojnë lojtarin, me të cilin janë në konflikt për shkak të lojërave olimpike, në Pekin.

Edhe Adebayor dhe Shevchenko në Milan?

Ky është lajmi i mirë i dytë për tifozët e Milanit, pasi që sot në mëngjes, agjenti i cili ndërmjetëson në transferimin e Adebayor, ka thënë se çmimi i lojtarit është ulur dukshëm.

Por, vikendi i shkëlqyeshëm për rosonerët nuk pritet të përfundojë këtu, pasi që ekziston mundësia që të arrihen marrëveshje edhe për rikthimin e Shevchenkos në Milan.

descriptionTashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve EmptyRe: Tashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve

more_horiz
thnx Slim,interesante Smile

descriptionTashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve EmptyRe: Tashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve

more_horiz
Yep nuk mbaron me kaq Smile

descriptionTashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve EmptyRe: Tashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve

more_horiz
Robinho lakmon Chelsean

Sulmuesi brazilian Robinho, ka thënë se do të ishte “ëndërr”, nëse ai i bashkohet Chelseat gjatë kësaj vere, duke bërë kështu një rikthim të papritur, pas deklaratave të mëhershme ku tha se dëshiron të mbetet në Real Madrid.
“Do të ishte një ëndërr për mua të punoj me Luiz Felipe Scolarin, i cili është një prej trajnerëve më të mirë në botë. Gjithmonë kam folur për të dhe ai gjithmonë ka folur mirë për mua, që para se të ishte në Chelsea”, ka thënë Robinho.

“Madridi ka dështuar ta vlerësojë atë siç e meriton, dhe nuk më pëlqen fakti që ata përpiqen ta përshijnë në marrëveshjen e Ronaldos. Paratë nuk janë problem për ne tash. Ajo çfarë është e rëndësishme për Robinhon është që të largohet nga klubi dhe të luajë për Scolarin në Chelsea”, ka thënë agjenti i sulmuesit, Wagner Ribeiro.

descriptionTashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve EmptyRe: Tashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve

more_horiz
Guardiola: Henry do të luajë si sulmues

Trajneri i ri i Barcelonës, Josep Guardiola, ka deklaruar edhe njëherë se ai planifikon që Thierry Henry të luajë në pozitën e sulmuesit, gjatë këtij sezoni të tij të parë.
“Pres shumë nga ai. Kam folur me të, ai e din se viti i tij i parë nuk ishte i lehtë dhe ende pritet që ai të shënojë shumë gola. Kam shumë besim dhe dëshiroj t’u jap rast që të dyve, atij dhe Bojan Krkic”, ka thënë Guardiola.

“Henry mund të luajë në të dyja pozitat, numër 9 ose si anësor, por ne do të provojmë që ai të luajë si sulmues i qendrës”, ka shtuar trajneri i Barcelonës.

descriptionTashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve EmptyRe: Tashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve

more_horiz
Maourinho interesohet për Da Costa

Kampioni i Italisë, Interi, është i gatshëm të diskutojë një shkëmbim me Fiorentinën, në vend të shitjes së Nicolas Burdissos.
Fiorentina është e interesuar për shërbimet e argjentinasit Burdisso, ndërsa siç ka shkruar Corriere dello Sport, Interi mund të kërkojë Manuel da Costan si shkëmbim.

Jose Mourino thuhet se është adhurues i mbrojtësit portugez të Fiorentinës.

descriptionTashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve EmptyRe: Tashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve

more_horiz
Chelsea i ofron marrëveshje të re Drogbas

Chelsea është duke u përgatitur t’i plotësojë të gjitha kërkesat e Didier Drogbas dhe ta vazhdojë qëndrimin e sulmuesit të Bregut të Fildishtë në Stamford Bridge edhe në sezonin e ardhshëm.
The Sun ka shkruar se blutë janë duke përgatitur ofertë katërvjeçare për Drobgan, me një pagë javore 130 mijë funte, që është përafërsisht dyfishi i asaj që ai e fiton për momentin.

Pas largimit të Mourinhos, vazhdimisht qarkullonin fjalë për një largim të Drogbas nga Chelsea, ndërsa edhe vet futbollisti në disa raste e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga klubi.

Klubet të cilat janë të interesuar për Drogban janë Real Madrid, Inter dhe Milani, ndërsa ditëve të fundit, kishte edhe spekulime të cilat thoshin se lojtari mund të rikthehet në Marseille.

Por, menaxheri i ri i Chelseat, Luis Felippe Scolari, dëshiron që me çdo çmim ta ketë sulmuesin në përbërjen e tij edhe në sezonin e ardhshëm, ashtu që Abramovich është i gatshëm t’i plotësojë kërkesat e Drogbës.

Sulmuesi i bluve, si dhe mesfushori i përmendur shumë për largim në drejtim të Interit, Frank Lampard, së fundi i janë bashkuar pjesës tjetër të ekipit në turneun në Lindjen e Afërt.

descriptionTashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve EmptyRe: Tashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve

more_horiz
Poulsen: Dua ta befasoj publikun italian

Ish-mesfushori i Sevillas, Christian Poulsen, i cili arriti tek Juventus për 10 milionë euro, ka thënë se është i ngazëllyer me këtë transferim dhe se shpreson të befasojë.
“Shpresoj ta befasoj publikun italian, i cili më konsideron si një lojtar të ashpër, duke dëshmuar se kam aftësi të mira teknike. Do të kem kohë të dëshmohem dhe t’ju jap njerëzve opinion më të mirë të Poulsen”, ka thënë danezi.

“Sevilla ishte një përvojë e shkëlqyeshme, por tash jam krenar që jam në Juventus. Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e një klubi aq prestigjioz. Juventus është një prej ekipeve më të rëndësishme në botë dhe shpresoj t’ia dal mirë. Unë jam mesfushor defansiv, por po ashtu mund të luaj në një pozitë ca më të avancuar”, ka shtuar Poulsen.

descriptionTashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve EmptyRe: Tashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve

more_horiz
sLimShady shkruajti:
Yep nuk mbaron me kaq Smile


e me,s'ka gje qe nuk mbaron me aq Razz
une dhash komentin me aq sa ishin Smile

descriptionTashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve EmptyRe: Tashetheme ndaj transferimeve te futbollisteve

more_horiz
privacy_tip Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
power_settings_newLogin to reply